Mafia ruse pas mrekullisë "Zenit"
Për disa javë u cilësua si "mrekullia" e Evropës, ndërsa tashmë Zenit St. Peterburg është në qendër të skandalit. Gazeta spanjolle "El Pais" ka hedhur akuza të forta për kampionët e Rusisë. Duke u bazuar në shkrimin e publikuar në këtë të përditshme, pas suksesit të skuadrës, së drejtuar nga Dik Advokat, e cila gjatë sezonit të kaluar fitoi Kupën UEFA, fshihet dora e mafies ruse. Për të konfirmuar dyshimet mbi manipulimin e rezultateve ekzistojnë disa përgjime telefonike, në të cilat anëtarë të krimit të organizuar pohojnë se "kanë hedhur 40 milionë për ndeshjen gjysmëfinale".
Gazeta iberike bazohej kryesisht te hetimi i koordinuar nga gjyqtari Baltasar Garzon (materiali që ai ka në zotërim i është dorëzuar edhe autoriteteve gjermane), në të cilin flitet më së shumti për veprimtarinë e Guenadis Petrov, një prej eksponentëve më të rëndësishëm të organizatës kriminale "Tambobskaja". Mes aktiviteteve të jashtëligjshme të të dyshuarit, përfshiheshin edhe "biznese" që e lidhnin me Zenitin. Flitet se gjatë një telefonate të regjistruar, në maj të vitit të kaluar, Petrov i ka "treguar" një vartësi të tij rezultatin përfundimtar të sfidës së luajtur në Rusi, ndërmjet Zenitit dhe Bajernit të Mynihut: 4-0. Fitorja me goleadë e skuadrës së Advokat është siguruar nëpërmjet një pagese prej 50 milionësh, që është përfituar nga klubi gjerman. Në përgjimet telefonike nuk specifikohet monedha dhe mbetet ende e paqartë nëse bëhet fjalë për euro, dollarë amerikanë apo rubla. Pasi eliminoi Bajernin, që në fund të atij sezoni u shpall kampion i Bundesligës pas një merkato ku ishin shpenzuar miliona euro, Zeniti arriti në finalen e Kupës UEFA. Ata fituan trofeun, duke mposhtur në këtë sfidë Glasgou Rejnxhërs, me rezultatin 2-0.
Por, dyshime janë hedhur për ndeshjen finale të kupës së dytë për nga rëndësia në Kontinentin e Vjetër. Në fakt, sipas gazetës "Abc", shifra e paguar nga organizatat kriminale ruse për të siguruar suksesin e Zenit St. Peterburgut shkon nga 20 deri në 40 milionë euro. Thuhet se këto para janë "investuar" për t‘i garantuar Arshavinit dhe shokëve të tij kalimin e turit gjysmëfinal (dy ndeshjet me Bajernin e Mynihut) dhe suksesin në finale (pikërisht përballë Rejnxhërs). "Abc" saktësonte se hetuesit spanjollë, të cilët po grumbullonin materiale rreth aktiviteteve kriminale të Petrovit dhe njerëzve të tij, në veçanti për riciklimin e parave të pista, nuk kanë arritur të gjejnë prova konkrete, me ndihmën e të cilave do të konfirmohej mashtrimi sportiv.