Mafia shqiptare ul cilësinë e heroinës, konkurron në treg
18/07/2009 Shtohet shitja në Serbi
Mafia shqiptare që trafikon drogën, ka arritur që të eksportojë në tregun serb thuajse gjysmë ton heroinë me çmim të ulët dhe kjo ka ndodhur në zonën e Beogradit. Lajmi bëhet i ditur nga saiti italian i lajmeve www.rinascitabalcanica.com. Ky sait i referohet mediave të Malit të Zi, të cilat kanë verifikuar së fundmi rreth 70 raste ku ishin parë gjurmë të lëndëve narkotike. Nga këto të dhëna të këtyre saiteve të internetit mësohet gjithashtu se mafia shqiptare ka ulur ndjeshëm çmimet dhe ka shtuar përzierësit e tjerë të heroinës siç janë kafeina dhe paracetamoli, për të konkurruar kështu mafien malazeze, e cila synon cilësinë. Çmimet kanë rënë nga 20 apo 50 euro për gram heroine në vetëm 5 euro. Droga që shitet me 5 euro është përpunuar në Novi Pazar dhe përmban substancë vdekjeprurëse. Duke përllogaritur 500 kg heroinë të bllokuar, vetëm 6 për qind e saj është lëndë e pastër.