1:0 për Prishtinën

Sigal Prishtina e ka bërë një hap përpara drejt titullit të kampionit, pasi të dielën mbrëma në kryeqytet e ka mposhtur Trepçën me rezultat 82:71, në ndeshjen e parë finale të play-off-it të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll.
Tani rezultati është 1:0 me ndeshje për Sigal Prishtinën, të cilës i nevojiten edhe dy fitore përballë Trepçës, për t’u shpallur kampion i ri i Kosovës.
Në fakt, Trepça mirë e nisi këtë takim, duke avancuar me pesë pikë epërsi, kur rezultati në semafor ishte 3:8 për ekipin mysafir. Megjithatë, bardhekaltrit shpejt u rikthyen në lojë duke e përmbyllur çerekun e parë me katër pikë avantazh, 21:17.
Në çerekun e dytë, mitrovicasit – të udhëhequr nga Drilon Hajrizi - ishin shumë të mirë, pasi kjo periudhë loje përfundoi me rezultat 13:22 për Trepçën, përkatësisht me rezultat të përgjithshëm 34:39.
Në çerekun e tretë Trepça u shkëput prej tetë pikësh ndaj Sigal Prishtinës kur rezultati në semafor ishte 34:42. Por, kryeqytetasit shpejtë u këndellën dhe filluan të shkëlqejnë. Kështu, me mbrojtje të çeliktë dhe me sulm funksional, bardhekaltrit, përveç që shkrinë avantazhin e mysafirëve, krijuan epërsi prej 10 pikësh, 58:48.
Ky çerek përfundoi me rezultat 24:11 për vendasit, përkatësisht me rezultat të përgjithshëm 58:50. Në këtë periudhë loje dy basketbollistët prishtinas Granit Rugova dhe Hekuran Binxhija, ishin të papërmbajtshëm për mitrovicasit.
Sigal Prishtina e pamëshirshme ndaj Trepçës ishte edhe në çerekun e fundit të takimit, duke krijuar epërsi deri në 22 pikë (77:55), avantazh ky më i madhi i vendasve në këtë takim. Kështu, epërsia e Sigal Prishtinës ishte e pamundur të shkrihej nga ana e mysafirëve, me ç’rast trajneri prishtinas, Arben Krasniqi në lojë inkuadroi basketbollistë që kanë minutazh të vogël. Në fund, kjo periudhë e lojës përfundoi me rezultat 24:21, respektivisht me rezultat të përgjithshëm 82:71.
Granit Rugova ishte koshashënuesi më i mirë i kampionit aktual, i cili shpesh herë me ngulitje i përfundonte aksionet e ekipit të tij. Ndërsa, në radhët e Trepçës u dallua Drilon Hajrizi, që i shënoi 20 pikë. Ndeshjen e dytë finale Sigal Prishtina e zhvillon si mysafire e Trepçës.
Finalja – play off
Sigal Prishtina – Trepça 82:71 (1-0)