Torres ka frikë

Fernando Torres frikësohet se mund të bartë pasojat e lëndimeve kronike afatgjate nëse mbetet më gjatë në Premierligë. Sulmuesi i Liverpoolit kaloi një sezon me lëndime të vazhdueshme në gju, që e detyruan të kthehet në Spanjë për t’u operuar me shpresë të rikuperimit për Kampionatin botëror.
Torres, i cili shënoi 18 gola në 22 paraqitje në ligë, këtë sezon, nuk mund të besojë se si bashkëlojtari i tij, Steven Gerrard dhe yjet e tjerë si Frank Lampard dhe Wayne Rooney kanë arritur t’i përballojnë lojës fizike në Premierligë. Spanjolli është i brengosur se trupi i tij mund të vuajë nga lëndimet për pjesën e mbetur të karrierës.
“Premierliga është garë e fortë dhe gjithmonë kam adhuruar këtë kampionat dhe futbollistët që paraqiten në të. Ky është sezoni im i tretë dhe befasohem kur shoh Gerrardin, Rooneyn dhe Lampardin që janë këtu për një kohë të gjatë dhe luajnë në shkallën të lartë në një ritëm të tillë, sepse Premierliga i lodh futbollistët”, tha Torres për revistën angleze, News of the World.
“Nuk mund të paramendoj se në çfarë gjendjeje do të jem pas pesë ose gjashtë vjetëve, nëse vazhdoj të luaj këtu, lehtë mund të ndodhë që të kem probleme pas përfundimit të karrierës. Shkalla fizike është superiore ndaj të gjitha shteteve të tjera”, shtoi ai.
Ish-sulmuesi i Atletico Madridit spekulohet se do të largohet nga Anfieldi, gjatë verës, nëse Liverpool dështon të përfundojë në katër pozitat e para në Premierligë dhe t’i sigurojë atij pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm.
Të Kuqtë janë teorikisht jashtë garës dhe menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini tashmë ka pranuar interesimin e tij për transferimin e Torresit në Eastlands. Por, Torres 26 vjeç beson se është përmirësuar si futbollist në Anfield, edhe pse ekipi ka dështuar në objektivat e tij. Ai pranoi se edhe paraqitjet e tij më të mira nuk e kanë kënaqur gjithmonë Benitezin.
“Dallimi mes tij dhe trajnerëve të mi të kaluar është se kur kam qenë në Atletico, isha gjithmonë i përkrahur shumë. Ata nuk kërkonin aq shumë prej meje. Këtu, Rafa kërkon shumë dhe duhet të plotësoj parashikimet. Rafa është i pamëshirshëm dhe nganjëherë është e lodhshme, por ai e di mënyrën më të mirë për t’u ballafaquar me mua. Nëse ai nuk do të kishte qenë këtu, nuk do të isha as unë. Ai më ka mësuar shumë dhe më ka ndihmuar të tejkaloj kufijtë dhe të jem futbollisti që jam sot”, përfundoi Torres.