E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi është më i miri

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka vlerësuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi si futbollistin më të mirë në botë.

Rooney, i cili pritet të mungojë në pjesën e mbetur të këtij sezoni për shkak të një lëndimi në ijë, ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni duke shënuar 34 gola për Djajtë e Kuq që pritet t’i sjellë atij çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Premierligë.

Mirëpo, Rooney beson se në shkallën botërore, reprezentuesi argjentinas Messi – i njohur për shpejtësinë e tij, aftësitë teknike dhe golat – është i paprekshëm.

“Gëzohem që njerëzit më konsiderojnë në atë shkallë, por mendoj se Lionel Messi është më i miri në botë. Atë që është në gjendja të bëjë ai me top, është e pabesueshme si dhe është duke shënuar shumë gola. Ai ka qenë i shkëlqyeshëm edhe këtë sezon. Messi është futbollisti më i mirë në botë”, tha Rooney për United Review.

Messi fitoi Topin e Artë dhe Çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga FIFA për vitin 2009.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›