Zyrtare, Shqipëria miqësore me Moldavinë
Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Moldavinë në muajin gusht të këtij viti, më saktë më 15 gusht, datë kjo e lënë e lirë nga FIFA dhe UEFA për ndeshje miqësore të ekipeve kombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët kanë konfirmuar se kjo përballje do të luhet në një nga stadiumet e vendit. Në rast se deri në këtë muaj nisin punimet për stadiumin e ri, me shumë gjasa kjo ndeshje do të luhet në Durrës, Korçë ose Shkodër. Sakaq, e sigurt është që Shqipëria do të luajë edhe të paktën një ndeshje miqësore në periudhën fund maji-fillim qershori, në Zvicër ose Austri. Në plan të parë është Spanja, por në rast se dështon kjo miqësore, atëherë alternativa mbeten Kina ose Arabia Saudite. Shqipëria është ndeshur vetëm dy herë me Moldavinë, që të dyja takime zyrtare për kualifikimet e Europianit të 1996-s. Në ndeshjen e parë në Tiranë, më 29 mars 1995, Shqipëria fitoi 3-0 falë golave të Sokol Kushtës (32′, 78) dhe Salvadaor Kaçajt (43′). Në ndeshjen e kthimit, më 7 qershor 1995, Shqipëria fitonte edhe në transfertë, në Çinsinau 3-2. Në këtë takim shënuan sërish Kushta (8′), Bellai (25′) dhe Rudi Vata (71′).