Reali i sigurt në qëndrimin e Mourinhos

Drejtori i Real Madridit Emilio Butragueno nuk ka dyshime se trajneri Jose Mourinho do të jetë në drejtim të skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.
Reali është duke kaluar një sezon pozitiv por kjo nuk ka ndalur spekulimet rreth largimit të Mourinhos në fund të këtij edicioni. Megjithatë, Butragueno ka mohuar dyshimet rreth qëndrimit të Mourinhos në Santiago Bernabeu duke kujtuar se portugezi ka edhe dy vite në kontratën e tij me gjigantin madrilen.
“Këto spekulime nuk paraqesin problem për ne. Ne jemi të kënaqur me të kurse ai ka edhe dy vite kontratë me Realin. Nuk ekziston një debat brenda klubit. Çdo gjë është e qartë rreth kësaj çështjeje”, deklaroi Butragueno për mediet spanjolle.