E Diel, 1 Nëntor 2026

Disiplina, si me porosi dënon kritikët e Dukës

Duhet të mendohesh mirë sot para se të kritikosh presidentin e FSHF, pasi në të kundërt do të duhet të pësosh gjoba e ndëshkime. Kështu ka ndodhur këtë javë me KF Flamurtari dhe KF Pogradeci, dy klube që në muajt e fundit (ishin këto që u bënë shkaktare për përplasjen e madhe Duka-Komision Apeli) kanë shfaqur haptazi pakënaqësitë e tyre ndaj FSHF-së. Por si gjithnjë gjendet një kleçkë dhe dje që të dyja këto klube janë gjobitur me nga 500 mijë lekë (të vjetër) gjobë nga Komisioni i Disiplinës. Ajo që çudit më tepër, nuk është dënimi ndaj Flamurtarit por ndaj Pogradecit, i cili e zhvilloi ndeshjen e tij në Elbasan ndaj Tiranës dhe pa spektatorë. Të vetmit spektatorë qenë 7 fanatikë (tifozë të Tiranës), që në pjesën e dytë shfrytëzuan murin e një pallati afër Ruzhdi Bizhutës për të ndjekur ndeshjen. Por, pikërisht për këtë arsye, Disiplina ka ndëshkuar Pogradecin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›