E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Revier Sport”: “Mavraj, progres të dukshëm”

Mërgim Mavraj, mbrojtësi kosovar i Bokumit në Bundesliga 1, po vlerësohet gjithnjë e më shumë për formën e tij te klubi gjerman. Mavraj, i cili zotëron edhe pasaportën shqiptare (me rekomandimin e ish-ndihmëstrajnerit të Kombëtares sonë, Aksel Ros), por që ende nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së trajnerit holandez të kuqezinjve, Ari Han, është autor edhe i një goli nga 10 që realizoi Bokum në shtatë ndeshjet miqësore. "Mërgim Mavraj ka bërë përparime të qarta", - shkruante gazeta sportive gjermane "Revier Sport", duke pohuar se ai mund të jetë një nga mbrojtësit bazë të Bokumit për sezonin e ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›