Lihtenshtejni, serioz kundër Shqipërisë

Lihtenshtejni e ka marrë seriozisht ndeshjen miqësore me Shqipërinë, takim që do të luhet më 20 gusht në Tiranë. Sipas faqes vaterland.li, ndeshja do t'i vlejë trajnerit Bidu Zaug, për të konsoliduar ekipin më tepër për ndeshjen e dytë kundër Azerbajxhanit në Baku (10 shtator) të vlefshëm për eliminatoret e Botërorit 2010, pasi e para, ajo kundër Gjermanisë, më 6 shtator dihet me c'rezultat do të përfundojë.
Shqipëria e Lihtenshtejni nuk janë takuar ndonjëherë midis tyre, teksa edhe për ne kjo ndeshje do të vlejë shumë për të nxitur Bogdanin me shokë për të rritur numrin e golave, e për t'u afruar sado pak rekordmenit Alban Bushi (14 gola)