Mahmutaj ka plagusur tetë policë gjashtë vjet më parë
28/10/2004
Shtetasi i shumëkërkuar Razip Mahmutaj, i vitlindjes 1968, lindur dhe banues në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, është autor i plagosjes me armë zjarri të një punonjësi policie në datë 07.05.2000 në rrugën nacionale Gjirokastër–Kakavijë, në vendin e quajtur Kthesa e Lazaratit. Ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të automjetit të grupit të gatshëm të policisë, të cilët patrullonin aksin e sipërpërmendur. Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka shpallur fajtor shtetasin Razip Mahmuti për veprën penale të “vrasjes me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, të mbetur në tentativë dhe e ka dënuar më datë 18.07.2001 me 25 vjet burg, ndërkohë që më datë 28.09.2001, Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë e ka dënuar me 22 vjet heqje lirie. Ky shtetas është autor i dyshuar i goditjes me mitraloz të rëndë të forcave të policisë nga banesa e tij, ngjarje e ndodhur më datë 12.09.1998, ku si pasojë mbetën të plagosur 8 punonjës policie.
Vjedhjet
Numri një i Policisë së Shtetit, Ibraj, ka pohuar se ky shtetas është autor i dyshuar për disa vjedhje me armë të ndodhura në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë. Shtetasi Razip Mahmutaj së bashku me disa persona të tjerë, është autori kryesor i dyshuar i goditjes me armë zjarri të tipit mitraloz, të helikopterit të misionit italian Interforcë, i cili po kryente një mision monitorues mbi fshatin Lazarat në datë 18.08.2004. Operacioni më i fundit i forcave të Policisë së Shtetit, i cili për shkak të kushteve në të cilat u zhvillua, vështirësisë dhe rrezikshmërisë tepër të lartë që paraqiti për jetën e punonjësve të policisë, konsiderohet si mjaft i suksesshëm, është edhe një rikonfirmim i vendosmërisë së Ministrisë së Rendit Publik dhe Policisë së Shtetit, për të mos toleruar asnjë shkelës të ligjit t'i shpëtojë drejtësisë.