E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta kerkon anetar ne komisionet e votimit

26/10/2004  Komiteti Drejtues Kombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka miratuar dje formën e Kartës së Anëtarësisë, normat e kuotizacionit dhe rregulloren e funksionimit. Në këtë takim u diskutua edhe për përfundimin me sukses të fazës së parë të organizimit të LSI-së në shkallë vendi. Në KDK është diskutuar mbi situatën politike në vend, procesin elektoral, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe bllokimit të reformave në kuadër të integrimit të vendit. Në fjalën e tij, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tha se "për të zhbllokuar integrimin evropian duhet së pari, organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe së dyti, lufta kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave". Meta tha se forca e tij politike ka kërkuar pjesëmarrje me të drejta të plota në procesin e reformës zgjedhore, pasi, sipas tij, "PS dhe PD nuk munden dhe nuk kanë vullnetin politik për të realizuar zgjedhje të drejta dhe të ndershme". Kreu i LSI-së ka parashtruar dhe disa nga prioritetet e aktivitetit të deritanishëm politik të partisë së tij në Shqipëri dhe jashtë saj. Në fjalën e tij, Meta ka kërkuar një proces transparent të numërimit të votave, pasi vetëm në këtë mënyrë Shqipëria do të hedhë hapat për integrimin në BE. Duke i kujtuar PD-së dhe PS-së dështimin e proceseve bipartizane, Meta tha se vetëm me në pjesëmarrje të gjerë të partive në diskutim do të kemi votime të ndershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›