Trepça e fitoi dramën
-490x320.jpg)
Trepça e ka fituar dramën e vërtet të basketbollit, pasi të dielën mbrëma e ka mposhtur Sigal Prishtinën në kryeqytet pas tri pjesëve nga 5 minuta, të lojës shtesë, me rezultat 85:97. Mbrojtja më e mirë ishte vendimtare për mitrovicasit, që triumfuan në Prishtinë pas një kohe të gjatë.
E gjithë ndeshja ka qenë me kthesa në rezultat. Çereku i parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, 15:15, edhe pse prishtinasit patën avantazh prej 7 pikësh. Ndërsa, në çerekun e dytë, udhëtuesit ishin më të mirë dhe shkuan në pushim të pjesës së parë me avantazh prej 6 pikësh, 26:32.
Seria prej 11:0 ia riktheu bardhekaltërve avantazhin në çerekun e tretë, 37:32. në këtë periudhë, Xehetarët “agjëruan” gjashtë minuta pa shënuar pikë. Periudha e fundit ishte mjaft dramatike. Në fund, loja e rregullt përfundoi baras, 59:59.
Në pesëminutëshin e parë të lojës shtesë, Trepça pati një seri prej 5:0 (59:64), kurse ia rikthen Prishtina me seri 6:0 (65:64). Pas kësaj periudhe, sërish barazim, 71:71. edhe pesëminutëshi i dytë shkoi baras, 79:79, kurse në atë të tretë, mitrovicasit u treguan më të koncentruar dhe fituan me meritë, 85:97. Kjo fitore ishte meritë edhe e trajnerit Panqe Millevski, i cili pikërisht ndaj Prishtinës debutoi në bankinën e “Xehetarëve”.
Në ndeshjet tjera, ashtu siç pritej, Bashkimi shënoi fitore në përballje me Kosovën në Vushtrri. Peja arriti fitore të sigurt në kryeqytet ndaj Kolegjit EuroSporti, për ta përforcuar pozitën e katërt, që qon në play-off. Ndërkaq, në ndeshjen e fundit, Bambi e dërrmoi Dritën, që e mposhti me 22 pikë avantazh.
Superliga – Xhiroja 20
Rezultatet
S. Prishtina-Trepça 85:97
K. EuroSporti-Peja 73:88
Kosova-Bashkimi 65:87
Bambi-Drita 100:78
Tabela
1. S. Prishtina 19 36
2. Bashkimi 20 35
3. Trepça 20 35
4. Peja 20 30
5. Kosova 19 26
6. Bambi 19 26
7. K. EuroSport 20 24
8. Drita 19 22