E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rosi: Janë vetëm shtatë ndeshje për tu luajtur

Italia Rrëfehet mesfushori i Romës: Mund të realizojmë atë që bëmë katër vite më parë

Janë fjalë prej lideri, ato të thëna nga Daniele De Rosi në një intervistë të dhënë për sajtin zyrtar të FIFA-s. Mesfushori verdhekuq flet për pritshmëritë e Botërorit, duke vënë theksin tek efektiviteti i kolektivitetit: “Sekreti ynë më i madh është grupi, pranon italiani, nënkuptoj lojtarët që kanë fituar Botërorin e 2006 dhe që kanë luajtur në Europianin e dy viteve më vonë. Gjatë eliminatoreve janë afruar lojtarë që kanë talent, por kjo nuk ka ndryshuar mentalitetin tonë: kemi gjithnjë të njëjtin shpirt, atë që na çoi drejt suksesit katër vite më parë”. Në historinë e Kupës së Botës, vetëm Italia dhe Brazili kanë mundur të realizojnë dy suksese radhazi dhe “azzurrët” duan të privojnë të përsërisin surprizën e 1938: “Do të jetë e vështirë, nuk mjafton të kesh një skuadër të madhe për të fituar, shpjegon De Rosi, duhet të jesh i fortë, në formë dhe kurajoz, përveçse duhet të jesh i ndihmuar nga fati. E dimë se nuk mundemi të përmirësojmë atë që kemi bërë, thjesht ta barazojmë. Kemi besim, por e dimë mirë që do të jetë e vështirë”. Që skuadra italiane është përgjysmuar, ky nuk është një mister, por De Rosi nuk e dramatizon, madje: “Nuk mund të mohohet që kemi disa afrime të reja në skuadër, komenton mesfushori, por është e nevojshme të kujtojmë se një Kupë Bote ka vetëm shtatë ndeshje, maksimumi. Shumë lojtarë në skuadër do të largohen nga Kombëtarja pas Botërorit, por ajo që vlen është të jesh në formë në këtë moment. Përveç të tjerave kemi një trajner si Marçelo Lipi, roli i të cilit ishte jetësor për suksesin tonë në Gjermani. është fantastik si trajner dhe si njeri. Italianët nuk nënvlerësojnë asnjë në grupin e tyre, edhe pse do të duhet të përballen me kundërshtarë si Paraguai, Sllovenia dhe Zelanda e Re”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›