Reforma kushtetuese ne Turqi thike me dy presa
Rezultati i referendumit per ndryshime kushtetuese ne Turqi ka kaluar sipas normave demokratike. Pjesa me e madhe e pjesemarresve ne referendum prej 58 per qind u deklaruan per ndryshimin e 26 neneve kushtetuese dhe ne kete menyre mbeshteten projektin e bllokut konservator - islamik te kryeministrit Rexhep Taip Erdogan. Kjo ka mundesuar qe nje pjese e madhe e kushtetutes se miratuar me iniciativen e pucisteve ne referendumin e vitit 1982 te shfuqizohet. Nga Berlini dhe Brukseli sic edhe pritej u degjuan fjale te mira dhe urime per keto ndryshime me te cilat Erdogani paraqitet si nje njeri qe ndermori hapa te rendesishem demokratike. Forcimi i te drejtave te njeriut dhe zvogelimi i kompetencave te ushtrise e cila qe prej vitit 1960 ka nderhyre kater here ne menyre direkte apo indirekte dhe ka bllokuar demokracine me te vertete duhet pershendetur. Me ndryshimet e dy diteve me pare forcat ushtarake i nenshtrohen kontrollit civil.
Mirepo edhe shqetesimet jane te medha. Opozita dhe popullata dyshojne ne pavaresine e Gjykates Kushtetuese dhe institucioneve te tjera juridike. Ato do te kontrollohen ne te ardhmen edhe me shume se deri tani prej partise se Erdoganit. Numri i gjykatesve eshte rritur nga 11 ne 17 nderkohe qe shtohet edhe numri i gjykatesve dhe prokuroreve ne Keshillin me te larte Juridik. Kjo do te thote se partia ne pushtet do te kete mundesi qe ne keto institucione te emeroje njerezit e saj dhe te shtoje kontrollin e krahut konservator. Forcimi i qarqeve fetare brenda vendit do te kete ndikim edhe ne politiken e jashtme. Vitet e fundit Turqia eshte larguar nga Izraeli dhe eshte afruar me Iranin. Ish - kryeministri Necmetin Erbakan mesuesi politik i Erdoganit thoshte shpesh ne vitet 80-te se qellimi i tij nuk eshte demokracia por demokracia eshte nje prej mjeteve per arritjen e qellimeve politike. Frika nuk eshte e kote sepse Turqia po i afrohet udhekryqit te saj te ri pas historise 87 vjecare si republike. Zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem do te japin shenja me te qarta. Partite e etiketuara deri tani nuk e kane gjetur nje alternative te mire per Erdoganin dhe fetaret. Per kete shkak ky hap eshte i konstestueshem. Islamizimi edhe me i madh i Turqise do te mbyllte ne teresi rrugen e saj edhe ashtu te veshtire drejt anetaresimit ne BE. BE-ja nuk mund dhe nuk do te pranoje nje vend islamik.
14 Shtator 2010