E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mainci fshin Jahmir Hykën nga lista e pagave

Mesfushori

Jahmir Hyka vazhdon të këmbëngulë për të qëndruar te Mainci, por mesfushori nuk është në planet e stafit teknik të skuadrës së Bundesligës gjermane për sezonin e ri. Pas dështimit të negociatave të shumta me menaxherin e lojtarit të Kombëtares shqiptare, ku kanë tentuar ta bindin 22-vjeçarin që të gjejë një skuadër të re për t’u aktivizuar, te Mainci kanë zgjedhur rrugën e ashpër. Së afërmi (ndoshta pas disa orësh) trajneri Kristian Heidel do të vendosë që ta “fshijë” Hykën, por edhe Filip Trojan dhe Feliks Borjan nga lista e pagave. Klubi shpreson që goditja direkte në “xhepin” e lojtarëve do t’i bindë ata që të largohen përpara 31 gushtit, datë kur mbyllet zyrtarisht merkato e verës. Pak kohë më parë Heidel ka pohuar publikisht se nëse mesfushori kuqezi do të ishte te Mainci edhe më 1 shtator, atëherë ai do të humbiste edhe një sezon duke mos u aktivizuar.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›