E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mainzi ndal Borusianfitore edhe për Bajernin

GJERMANI- Në pritje të supersfidës së nesërme mes Bajer Leverkusen dhe Shalke 04, Borusia e Dortmundit ka dështuar në provën e saj përballë Mainzit, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 dhe duke mbetur vetëm 10 pikë larg vendit të dytë. Një “gafë” që mund ta rrezikojë jo pak skuadrën e Jurgen Klop në betejën për fitimin e titullit kampion, që ishte menduar e mbyllur. Humels kaloi në avantazh Borusian në minutën e 7-të, ndërkohë që Nuri Shahin gaboi një penallti në minutën e 19-të të pjesës së parë. Në minutën e parafundit, Slishkoviç barazoi shifrat. Ndërkohë, Bajerni ka provuar të lërë pas krahëve eliminimin nga Interi në Champions League, duke fituar 2-1 në fushën e vështirë të Fraiburgut. Një 3-pikësh që i lë bavarezët në lojë për një vend në Champions League edhe pse Hanoveri ka arritur të fitojë 2-0 në sfidën përballë Hofenhaim. Bajerni kaloi në avantazh me anë të Gomez pas 9 minutash lojë, por Cise barazoi në të 17-tën, pasi kishte humbur edhe një penallti. Dy minuta para fundit Riberi realizon golin e fitores.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›