Majkëll Daglas ka 80 për qind mundësi që të shërohet
Aktori amerikan Majkëll Daglas ka nisur terapinë intensive për të luftuar sëmundjen e kancerit. Këtë e ka bere të ditur vetë ylli i Hollivudit në një intervistë dhënë për programin e David Leterman në “CBS”. Shërimi që përfshin në disa cikle kimioterapish dhe radioterapish do zgjasë disa muaj dhe sipas Daglas, ka 80 për qind mundësi që ai të shërohet plotësisht nga sëmundja që e ka prekur në fyt. Përqindjet që të shërohem janë të larta dhe mendoj se me kurat e duhura kam 80 për qind mundësi”, theksoi Daglas, sipas të cilit, sëmundjen ia ka shkaktuar duhani dhe alkooli.
Aktori 65-vjeçar ka shpjeguar se gjatë një biopsie të kryer ka kuptuar se tumori ishte në një shkallë të avancuar, në fazën 4 dhe për këtë arsye duhej sulmuar.
2 Shtator 2010