Majkëll Xhekson vdes nga infarkti
Këngëtari Majkëll Xhekson vdiq pak pas orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në Los Anxhelos pas një ataku kardiak. Lajmi për shuarjen e tij ka pushtuar të gjitha agjensitë e lajmeve. Sipas tyre, kur ambulanca mbërriti në shtëpinë e popstarit zemra e Xheksonit kishte pushuar, por këngëtari është dërguar me urgjencë në spital në koma të thellë. Mjekët e ambulancës, e cila mbërriti në vilën e tij në Carolwood Drive bënë të gjitha përpjekjet me godtje elektrike, por nuk arritën ta mbanin dot në jetë. E ëma dhe vëllezërit e tij shoqëruan Majkëllin për në spital. Xhekson kishte mbushur 50 vjeç në 29 gushtin e kaluar. Karriera e tij nisi kur ishte vetëm 5 vjeç. Së bashku me vëllezërit ai ngriti grupin "Pesë Xheksonët". Në 1972 doli albumi i tij i parë personal, guri i parë i një karriere që e bëri të arrijë shitjen e 750 milionë disqeve.