E Diel, 1 Nëntor 2026

Hajdari për padinë e Mediut ndaj Ina Ramës

 

TIRANE - Gjykata e Tiranës shtyu në një datë të re shqyrtimin e padisë së ish-ministrit Fatmir Mediu ndaj prokurorit Sokol Stojani. Në seancën e djeshme, ish-ministri Mediu kishte paraqitur një kërkesë ku kërkonte shtyrjen e seancës. Sipas kërkesës, Mediu kërkonte shtyrje për shkak të angazhimeve të tij politike në kuadrin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në padi ish- ministri i Mbrojtjes, Mediu, kërkon shfuqizimin e vendimit të prokurorisë që pushoi kallëzimit penal që bëri ndaj Prokurores së Përgjithshme Ina Rama dhe ndaj prokurorit Sokol Stojani. Në seancën e djeshme në sallë, përveç mungesës së ish ministrit, apo avokatit të tij mbrojtës, vihej re edhe mospranim e përfaqësuesit të akuzës. Sipas gjyqtarit Kreshnik Omari, nga ana e paditësve ende nuk është depozituar vendimi që ata kërkojnë të shfuqizohet në padi. Për këtë shkak, prandaj ende për çështjen nuk është kërkuar një përfaqësues nga organi i prokurorisë. Po dje në Gjykatën e Tiranës, me anë të shortit u caktua gjyqtarja Fatmira Hajdari, si gjyqtarja që do të shqyrtojë padinë e Mediut ndaj Prokurores së Përgjithshme Ina Rama. Kjo çështje u rihodh në short, pasi ditë më parë ajo iu caktua gjyqtarit Fehmi Petku, që nuk është më gjyqtar në këtë gjykatë. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›