Majkëll pranë fundit, i kërkon së motrës të kujdeset për fëmijët
Këngëtari legjendar Majkëll Xhekson tashmë e ka kuptuar se fundi është afër dhe për këtë arsye i ka kërkuar motrës së tij, Xhenet Xhekson, të rrisë fëmijët e tij kur ai të mos jetojë më. Krijuesi i hitit “Thriller”, i cili sё fundi u raportua se vuan nga njё sёmundje vdekjeprurëse, ёshtё i bindur se nuk do tё mbijetojë pёr tё parë tre fёmijёt e tij tё rriten. “Majkëll ndien se fundi ёshtё afër. Ai ёshtё i tmerruar se nëse vdes, fёmijёt e tij do tё pёrfundojnё me prindërit e tij tё moshuar ose me vёllezёrit e tij. Ai e di se Xhenet do t’u jepte fёmijёve dashurinë e nёnёs dhe do tё kujdesej qё ata tё rriten larg nga vëmendja e paparacёve”,- është shprehur një burim për mediat amerikane. Xhekson është 50 vjeç dhe ka tre fëmijë: Princ Majkëll 12 vjeç, Paris 10 vjeç, qё tё dy tё lindur nga ish-gruaja e tij, Debi Rou. Gjashtëvjeçari Princ Majkëll II është adoptuar nё vitin 2002.
22 Shkurt 2009