E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vonesa të justifikuara…



Duke u bazuar në statistika, që vinin nga këto vende, Huntington kishte vënë re se në politikën e tyre regjimet komuniste kishin kryer një ndryshim të paimagjinueshëm: ato kishin bërë “pazarllëk me elitën” për ta përdorur si rrugëdalje nëse humbisnin pushtetin. Sipas Huntingtonit, nëse udhëheqësit e fundit të një regjimi jo-demokratik do të përmbyseshin nga pushteti me dhunë, kjo do të sillte lindjen e ndjenjës për hakmarrje. Por nëse udhëheqësit komunistë hiqnin dorë nga pushteti në mënyrë paqësore, si pasojë e revoltave ose si pasojë e reformave që vetë kishin ndërmarrë, atëherë hakmarrja ndaj mizorive të së kaluarës do të shmangej. Huntingtoni parashikoi se, mes shteteve të Evropës Lindore, vetëm Rumania dhe Gjermania Lindore do të kërkonin hapjen e dosjev.

Me kalimin e viteve, parashikimi i Huntingtonit doli vetëm pjesërisht i saktë, sepse shumë vende të tjera ish-komuniste ndoqën shembullin e Gjermanisë Lindore dhe të Rumanisë. Ndoshta, Huntingtoni nuk mori parasysh “faktorin tragjedi”: sa më e rëndë diktatura, aq më shumë kohë duhet për t’u shkëputur prej saj fizikisht, shpirtërisht e mendërisht dhe një ditë, sado e largët, me kthimin në realitet do të kërkohet edhe gjykimi i së kaluarës. Po ashtu, Huntingtoni ndoshta nuk mori parasysh as “faktorin e sotëm politik”, gjasat se e kaluara mund të shfrytëzohet nga disa politikanë për të minuar kundërshtarët, veçanërisht ish-kmunistët, të dalë pas monizmit me një imazh të ri, siç ndodhi në shumë prej vendeve të Evropës Lindore.

Astrit LULUSHI (SHBA)

Padrejtësi do të thotë mungesë drejtësie ndaj një njeriu, grupi ose mbarë shoqërisë. Padrejtësia ndodh edhe atëherë kur njerëzit janë të pavetëdijshëm. Kur e pyetën se çarë është drejtësia, Platoni u përgjigj: “Nuk e di, por e di mirë se çfarë nuk është.”
Psikologjikisht, padrejtësia nuk është tragjedi, sepse i ndryshëm është reagimi ndaj secilës, megjithëse të dyja sjellin fatkeqësi. Padrejtësia ngjall zemërim e revoltë, tragjedia lë pas zi e heshtje për një fare kohe, pastaj vjen shpërthimi.
Viti 1944, për shumë shqiptarë, filloi me plot padrejtësi: gjyqe, burgime, vrasje, sekuestrime, bastisje, plaçkitje, zhveshje nga çdo pronësi. Dhe këto padrejtësi ngjallen protesta, revolta, kryengritje nga individë, grupe e deri segmente të shoqërisë. Shtypja mizorisht e tyre dhe preçedenca që u krijua, e shndërruan Shqipërinë në një sallë teatri, me aktorë e spektatorë të një shfaqeje të gjatë, me dyer të mbyllura: disa luanin e të tjerë shikonin, duke lëshuar herë-herë klithma ankthi, si në tragjedi.

* * *
Nuk ka njeri që të mos e urrejë padrejtesinë. Në vitin 1990, protestat e studentëve për kushte më të mira në konvikte, ishin një reagim ndaj padrejtësive të përditëshme. Por Shqipëria ishte plot me njërëz, që e kishin provuar padrejtësinë në kushte e rrethana nga më të ndryshmet. Kështu, protestat studentore u përhapën duke përfshirë mbarë shoqërinë, pa dallim shtresash a klasash. Sipari i skenës, ku ishte luajtur tragjedia, u ul; heshtja ra, me aktorë gjysmë të përkulur përpara spektatorëve, që qëndronin si të ngrirë e të mpirë nga ajo që kishin përjetuar. Dhe qëndruan kështu për shumë kohë a vite.

* * *
Ndërsa vala e përmbysjes se regjimeve komuniste kishte përfshire Evropën Lindore, Samuel Huntington (1927 – 2009), në librin e tij “The Third Wave” (1991) ofronte idenë se çfarë qëndrimi do të mbanin vendet ish-komuniste ndaj së kaluarës dhe si do ta trajtonin atë.
Duke u bazuar në statistika, që vinin nga këto vende, Huntington kishte vënë re se në politikën e tyre regjimet komuniste kishin kryer një ndryshim të paimagjinueshëm: ato kishin bërë “pazarllëk me elitën” për ta përdorur si rrugëdalje nëse humbisnin pushtetin.
Sipas Huntingtonit, nëse udhëheqësit e fundit të një regjimi jo-demokratik do të përmbyseshin nga pushteti me dhunë, kjo do të sillte lindjen e ndjenjës për hakmarrje. Por nëse udhëheqësit komunistë hiqnin dorë nga pushteti në mënyrë paqësore, si pasojë e revoltave ose si pasojë e reformave që vetë kishin ndërmarrë, atëherë hakmarrja ndaj mizorive të së kaluarës do të shmangej.
Duke parë se si regjimet komuniste kishin filluar të rrëzoheshin, Huntingtoni parashikoi se, mes shteteve të Evropës Lindore, vetëm Rumania dhe Gjermania Lindore do të kërkonin hapjen e dosjeve, pastërtinë e figurave, “lustracionin” ose të ashtuquajturën “drejtësi kalimtare”, ndërsa vendet e tjera do t’i falnin dhe harronin ato që kishin ndodhur.

* * *
Por, me kalimin e viteve, parashikimi i Huntingtonit doli vetëm pjesërisht i saktë, sepse shumë vende të tjera ish-komuniste ndoqën shembullin e Gjermanisë Lindore dhe të Rumanisë. Ndoshta, Huntingtoni nuk mori parasysh “faktorin tragjedi”: sa më e rëndë diktatura, aq më shumë kohë duhet për t’u shkëputur prej saj fizikisht, shpirtërisht e mendërisht dhe një ditë, sado e largët, me kthimin në realitet do të kërkohet edhe gjykimi i së kaluarës.
Po ashtu, Huntingtoni ndoshta nuk mori parasysh as “faktorin e sotëm politik”, gjasat se e kaluara mund të shfrytëzohet nga disa politikanë për të minuar kundërshtarët, veçanërisht ish-kmunistët, të dalë pas monizmit me një imazh të ri, siç ndodhi në shumë prej vendeve të Evropës Lindore.

22 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›