Zbulohet zona e trurit që ndan imagjinatën nga realiteti
Zbulohet një zonë në pjesën ballore të trurit e quajtur “paracingualte sulcus”, ose PCS, e cila është përgjegjëse për dallimin e kujtimeve imagjinare nga ato reale. Zona është një prej strukturave të rrudhosura që zhvillohet e fundit, para lindjes së foshnjes. Sipas studiuesve, përmasat e rrudhës janë të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Njerëzit me rrudhën e theksuar kanë një kujtesë më të mirë se të tjerët.
Studimi, i cili u publikua në Journal of Neruoscience, përfshiu 53 të rritur të shëndetshëm. Secili nga vullnetarët besonte se kishte një kujtesë të mirë.
Pjesëmarrësit u zgjodhën në bazë të skanimit elektromagnetik të trurit, ku tregohej prania apo jo e rrudhës. Më pas atyre iu bënë disa teste me fjali të plota dhe përgjysmë – si “Olio dhe Stenlio” ose “Olio dhe ?”, në testin e dytë iu kërkua të imagjinonin fjalën e dytë, më pas duhej ta thoshin fjalën më zë.
Më pas u bëhej një test memorie, ku u kërkohej të kujtonin nëse e kishin parë fjalën apo vetëm imagjinuar dhe cili e tha i pari fjalën me zë. Pjesëmarrësit me PCS më të theksuar kujtonin më tepër.
Studimi ka implikime të rëndësishme në sëmundjet si skizofrenia, në të cilën kufiri ndërmjet imagjinatës dhe realitetit nuk është i theksuar. Në studime të tjera, pacientët me skizofreni e kishin më pak të theksuar PCS-në.
(a.h/BalkanWeb)