E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, aksidentohet një polic

TIRANE - Plagoset në aksident automobilistik pas lënies së shërbimit, efektivi i policisë së komisariatit numër 5 në Tiranë. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth orës 21 në rrugën Jordan Misja. 46 vjecari Ramazan Xhebiku i cili ishte duke udhëtuar me motor është përplasur nga një automjet tip benz me ngjyrë të zezë me targa angleze.

Sipas policisë mjeti ku dyshohet se ndodheshin 2 persona, pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që polici është transportuar për në spitalin ushtarak ku ndodhet nën trajtimin mjekësor. Ende nuk jepen të dhëna konkrete për gjendjen e tij shëndetësore.

Nga të dhënat e para të grupit hetimor të ngritur në vendngjarje, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilin drejtohej automjeti benz. Aktualisht janë ngritur postblloqe në akset hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›