E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vërtetohet që uji vjen nga kometat

Forcohet hipoteza e origjinës jashtëtokësore të ujit të oqeaneve. Është arritur të identifikohet për herë të parë në kometën 103P/Hartley 2 akull me një përbërje izotopike shumë të ngjashme me atë të ujit të oqeaneve të planetit tonë. Studimi, i publikuar në revistën Nature, është koordinuar nga Paul Hartgoh i institutit Max Planck të Lindau, në Gjermani, dhe Dariusz Lis i institutit amerikan Caltec. Studiuesit janë bazuar në matje të bëra nga observatori Herschel i agjencisë hapësinore europiane (Esa) dhe nga Nasa.

Teoria më e akredituar për origjinën e ujit në tokë shpjegon se planeti, pas formimit të tij para 4 miliard e 564 milion vitesh, ishte shumë i nxehtë dhe i thatë. Vetëm 8 milion vite pas lindjes së tij, gjatë fazës të njohur nga shkencëtarët si “Late Heavy Bombardment”, toka u pasurua me ujë të sjellë nga kometat dhe asteroidet. Deri pak vite më parë shkencëtarët mendonin se uji ishte sjell nga asteroidet, por kohët e fundit prova të reja kanë forcuar teorinë e ardhjes nga kometat, të paktën 10% e ujit. Sipas këtij studimi, sasia e ujit të sjell nga kometat duhet të jetë më e madhe se 10%.

Zbulimi në Hurtley 2 që raporti midis hidrogjenit dhe izotopit të tij deuteriumit është identik me atë të oqeaneve, duket se është një provë e rëndësishme, për të mos thënë vendimtare. Uji i kësaj komete ka një atom deuteriumi për cdo 6.200 atome hidrogjeni, në oqeanet tonë raporti është një me 6400. Për këtë arsye “kometat si Hartley 2 duhet të merren në konsideratë kur kërkojmë trupat qiellor që mund të kenë sjell ujin në planetin tonë”, tha Hartog.

Herschel ka analizuar përbërjen e akullit të 6 kometave të tjera, por vetëm ajo e Hartley 2 ja treguar një ngjashmëri me oqeanet tokësore. Astronomët hipotizojnë se Hartley 2 ka lindur në fashën e Kuiper, rripi i objekteve të ftohtë dhe të ngrirë që rrethojnë sistemin diellor dhe gjendet përtej Neptunit në një orbitë prej 30 dhe 50 herë distancën tokë-diell. Të tjerat mendohet se janë nisur nga një rajon akoma më i largët, rreth 10 mijë herë më larg se fasha e Kuiper.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›