Majko: Berisha po shkel Kushtetutën me ushtrinë

Deputeti i PS-së dhe njëkohësisht edhe ish-ministri i mbrojtjes Pandeli Majko e cilësoi si antikushtetuese vizitën e kryeministrit Berisha në ministrinë e mbrojtjes.
Në një takim me gazetarët Majko theksoi se kryeministri Berisha po tenton të manipulojë të vërtetën e demontratës së 21 janarit dhe t`i imponojë opinionit publik një histori të paqënë.
Sipas Majkos, kryeministri gjithashtu po kërkon që të impikojë gjithashtu edhe institucione të tjera siç janë Forcat e Armatosura në një histori që nuk është e vërtetë.
Ai gjithashtu theksoi se Forcat e Armatosura janë sektor me të cilin komunikon presidenti i vendit dhe jo kryeministri. Duke iu referuar debatit për demontratën e 21 janarit është një grusht shteti, Majkoi i cilësoi debatin si një çështje politike, dhe nuk ka vend për masa për grusht shteti.
“Ecja me logjikën se në Shqipëri ka ndodhur një grusht shteti duhet të bëjë të reflektojë çdo mendje të ftohtë. Implikimi i ushtrisë është një akt i paprecedentë. Nëse do të kishim puç shteti Kryeministri duhet të kërkonte mbledhjen e Këshillit Sigurimit. Kryeministri po implikon institucionet e Sigurisë Kombëtare në një histori të pa qenë”, theksoi Majko.