Majko: Fazlliç, një bombë me sahat

Në një intervistë ekskluzive për “Shqip”, ai thotë se qeverisë i takon të zgjedhë, nëse do ta çmontojë me kujdes aq sa mundet, ose ta shpërthejë.
“Unë kam përshtypjen se do ndodhë kjo e dyta”, thekson Majko. Gjatë rrëfimit të tij, anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste thotë se ecuria e hetimeve për trafikun e armëve do të ketë goxha probleme, pasi nuk është një çështje e lehtë.
Teksa i referohet rreshtimit të ministrave përballë Fazlliç, ish-kreu i dikasterit të Mbrojtjes vlerëson se “ta komentosh duke thënë se është e turpshme, është shumë pak”.
PD, mendon ai, bën shumë gabim që përpiqet të justifikohet pas emrit të Tom Rixh, për të servirur në mënyrë të moderuar marrëdhëniet e biznesit që ka krijuar me fenomenin Fazliç.
Teksa komenton marrëdhëniet e acaruara mes SHBA dhe Berishës, Majko konstaton se kjo është historia e këtij individi me emrin Sali Berisha.
Duke iu referuar klimës brenda opozitës, Majko mendon se koordinimi mbetet një moment i hapur gjithmonë brenda opozitës dhe shpreson që e gjithë kjo histori të ketë një konkluzion pozitiv pas zgjedhjeve të vitit 2009.
Majko insiston se largimi i Berishës tanimë mbetet të realizohet vetëm përmes zgjedhjeve të ardhshme teksa shikon të pamundur rrëzimin përmes mocionit apo protestave.
Te pozicionimi i ri i ish-kryeministrit Fatos Nano në raport me kreun socialist, Rama, Majko nuk beson të ketë histori paktesh. “Në këtë rast mendoj se mund të jetë histori njerëzore dhe kaq”, shprehet ai.
Te plote intervisten mund ta lexoni ne numrin e sotem te "Shqip" (www.gazeta-shqip.com).