Majko: Hyrja në Kuvend pas tryezës së Topit
Anëtari i kryesisë socialiste Pandeli Majko tha dje në Zërin e Amerikës se Partia Socialiste do të hyjë në Kuvend duke i dhënë fund bojkotit sapo të ketë një produkt nga tryeza e presidentit Topi. "Sapo do të jemi të ulur në tryezën që do të diskutojnë në mënyrë thelbësore krizën politike në Shqipëri dhe të merren vendimet përkatëse, ju siguroj që brenda 24 orësh, për këtë jam i bindur, grupi Parlament i Partisë Socialiste do të jetë në Parlament", u shpreh Majko. për deputetin socialist zgjidhja e krizës politike në vend do të vijë edhe për shkak të presionit të ndërkombëtarëve. "Tanimë jam i bindur se edhe nën presionin e ndërkombëtarëve çështja e uljes së tryezë dhe zgjidhjen e negociatave thelbësore do të gjejë zgjidhje në këtë drejtim", u shpreh Majko.