Aurel Bylykbashi: "Mosvotimi i ligjeve, vetevrasje politike" Eva Gjura
Deputeti i Partise Demokratike Aurel Bylykbashi, gjate nje interviste dhene dje per gazeten "Koha Jone", komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Bylykbashi thote se, pas rekomandimit te dhene nga Komisioni Evropian, tashme Shqiperia eshte me prane hedhjes se ketij hapi te rendesishem, por shton ai, mbeten ende per t'u permbushur tre kerkesa te BE. Miratimi i tyre, thote Bylykbashi, eshte nje prove e madhe per politiken ne teresi dhe vecanerisht per opoziten, e cila duhet te jape konsensusin. Sipas deputetit te PD-se, nese PS nuk do te votoje miratimin e tre projektligjeve, kjo do te ishte nje vetevrasje politike e opozites sepse do te dilte hapur edhe kunder vullnetit te zgjedhesve te saj.
A mendoni se opozita do te jape konsensusin per miratimin e tre projektligjeve qe kane mbetur pa votuar dhe qe jane vene si kusht deri ne dhjetor?
Eshte shansi i fundit qe opozita shqiptare t'i bashkohet trenit te integrimit te vendit. Deri me sot koha ka treguar se ajo e ka penguar kete proces dhe per kete fakt ajo mban pergjegjesi te madhe ndaj shqiptareve. Por une mendoj se ne fund tek te gjithe perfaqesuesit e opozites ne kuvend pavaresisht urdhrave politike te Edi Rames do te veproje pergjegjesia ndaj qytetareve qe na kane votuar te gjitheve. Eshte tashme e ditur se Shqiperia ne te gjitha sondazhet e kryera eshte vendi me pro Europian i te gjithe vendeve qe aspirojne integrimit e plote me rreth 90% te shqiptareve qe e mbeshtesin nje proces te tille. Une besoj se do te ishte vetevrasje politike e opozites nese do te dilte hapur edhe kunder vullnetit te zgjedhesve te saj.
Opozita thote se Shqiperia nuk ka performancen e duhur, por rekomandimi iu dha si dhurate per 100 vjetorin e pavaresise. Cili eshte komenti juaj, a qendron kjo?
Ky rekomandim vjen ne 100 vjetorin e pavaresise, por nuk eshte dhurate, eshte merite. Une nuk e di se ku e kane gjetur perfaqesuesit e opozites fjalen dhurate qe e perdorin ne fjalorin e tyre. Nese e kane degjuar ate qofte edhe nga nje perfaqesues i vetem i BE-se te na e thone, sepse ne deri tani kemi degjuar vetem fjalen merite dhe reforma te plotesuara per te merituar statusin. Ka qene kjo qeveri e cila ka bere perpjekjet me maksimale duke implementuar reformat me te suksesshme qe ky vend ka njohur pikerisht per te merituar kete vleresim dhe kjo duke patur perballe opoziten me te eger ndaj ketyre reformave qe vendi ka njohur ndonjehere.
Shtimi i kerkesave ka sjelle reagimin e zyrtareve te Brukselit te cilen kane paralajmeruar masa drastike deri ne rishikimin e liberalizmit. Cfare duhet te beje Shqiperia per te mos u penalizuar?
Une mendoj se liberalizimi i vizave me vendet e BE-se ka qene nje nder arritjet me te medha te kesaj qeverie dhe per te gjithe shqiptaret. Si e tille perpjekjet per te mos humbur kete shans te madh per te gjithe shqiptaret duhet te jene maksimale nga te gjithe aktoret. Ne radhe te pare ajo qe duhet te bejme ne eshte qe te sensibilizojme njerezit se afatet e qendrimit dhe kerkesat per azil jane strikte dhe cdo lloj shkelje e tyre eshte e papranueshme. Ne tashme e dime se Shqiperia nuk eshte nder vendet me problematike ne kete drejtim por perseri raste te shkeljes se rregullave te percaktuara nga kjo marreveshje ka pasur. Ne kete drejtim te gjitha institucionet shqiptare kane bere dhe po bejne maksimumin, pasi pasojat ne fakt do te rendonin ne te kundert per gjithe shqiptaret.
Politika eshte perfshire ne debatin per perfundimin e mandatit te kryeprokurores. Mazhoranca dhe opozita ndajne qendrime te ndryshme. Kur sipas jush mbaron mandati i kryeprokurores ?
Une nuk e kuptoj ne fakt debatin qe ka perfshire gjate ketyre diteve mbarimi i mandatit te prokurores se pergjithshme. Me kerkese te PS dhe Edi Rames, Kushtetuta para 5 vjetesh pesoi ndryshimet qe tashme dihen, te cilat preken edhe mandatin e institucionit te prokurorise, i cili u be 5 vjet. Llogarite se kur eshte zgjedhur zonja Rama ne kete detyre dhe kur i mbushen 5 vjet nga kjo zgjedhje, cdo shqiptar mund t'i beje edhe vete ndaj per mua ky mund te konsiderohet nje debat i mbyllur.
A jane te gatshme strukturat e mazhoranca per zgjedhjet e reja dhe sa probleme mund te sjellin partite e reja, ku tek disa spikasin njerez qe vijne nga e djathta?
Mazhoranca eshte plotesisht e gatshme per tu perballur me voten e qytetareve ne cdo moment dhe ne cdo kohe. Kjo mazhorance nuk e ka pare impenjimin e saj ne qeverisjen e vendit ne funksion te stineve elektorale, pasi cdo dite dhe cdo muaj e vit i qeverisjes se saj ka qene pune e reforma te medha per te permiresuar jeten e qytetareve shqiptare. Investimet qe sot po i prekin nga afer te gjithe qytetaret shqiptaret, qofte ai qe banon ne zemer te Tiranes apo ai qe banon ne fshatin me te larget jane treguesi me i qarte i ketij fakti. Rritja e rrogave dhe pensioneve qe eshte bere tashme per cdo vit kalendarik eshte tregues i qarte impenjimi. Cdo strukture dhe qelize e kesaj mazhorance ka qene e angazhuar dhe vazhdon te mbetet e tille ne funksion te nje qellimi te madh. Te fitojme kohen e humbur dhe ta bashkojme sa me shpejt Shqiperine me boten e kombeve te qyteteruara. Per sa i perket pjeses se dyte te pyetjes suaj, nuk besoj se ka demokrat apo te djathte ne Shqiperi qe mbeshtet njerez qe kane votuar per Edi Ramen ne zgjedhjet e fundit lokale apo qe u bashkuan me njerezit qe donin te merrnin pushtetin me dhune me 21 janar. Besoj se keta njerez jane te deshtuar qe pa nisur aksionin e tyre politik.