E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: Kthimi i pronave, krimi kolektiv i politikes Qamil Xhani



Ish-kryeministri dhe deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko, ka cilesuar ceshtjen e kthimit te kompensimit te pronave ne vend, si nje krim kolektiv te politikes gjate 20 viteve te fundit. Ne nje shkrim per kete ceshtje, ne faqen e tij zyrtare ne rrjetin social "Facebook", Majko shprehet se keqtrajtimi i shtetit ndaj qytetareve nis nga prona. "Ne Shqiperi, ai eshte nje 'krim kolektiv' i politikaneve per vota dhe pushtet... Shumica e tyre ishin mirekuptues dhe me nje inerci kulturore qe vinte nga komunizmi. Makutet dihen! Koha qe jetojme eshte efekt anesor i fuqise se tyre", - shkruan Majko. Ne komentin e tij per kete ceshtje, Majko sjell nje pasqyre te asaj cfare eshte bere ne kete drejtim gjate 20 viteve te fundit. Duke e cilesuar si nje plage sociale, Majko shprehet se vetem nga konfliktet per pronat kane humbur jeten rreth 8 mije qytetare. "Ne Shqiperi, konflikti per pronen ka shkaktuar mbi 8 mije vrasje ne 20 vitet e fundit. Shifrat zyrtare dhe te shoqates se pronareve, per konfliktet per pronen dhe token ne Shqiperi, jane 4 979 raste ne fshatra dhe 3 163 raste ne qytete. Ky eshte nje bilanc lufte", - shprehet Majko. Deputeti i PS-se thekson se me Kushtetuten e vitit 1998, zgjidhja e ceshtjes se pronave eshte nje qe duhet te kishte marre pergjigjen e duhur. Ndersa u referohet te dhenave te OSBE dhe te Bankes Boterore, Majko shton se qeveria nuk ka arritur te zgjidhe as problemin e kompensimit fizik dhe as ate financiar. "Kompensimi financiar eshte nje enderr e bukur per t'u besuar. Deri me sot, shteti shqiptar ka perdorur per kompensimin financiar nje fond minimal vjetor. Qeveria quan sukses qe fondi per kompensim financiar nga 2005 deri ne 2011 eshte rreth 37 milione dollare. Kjo eshte nje shifer qesharake krahasuar me detyrimin prej shume miliarde eurosh te kompensimit te pronareve. (shifrat levizin deri ne 20 miliarde euro!)", - shprehet Majko. Po ashtu, Majko shpreh rezerva dhe per nisjen e kompensimit fizik ne vitin 2014. "A do te filloje kompensimi fizik i pronave ne vitin 2014? Pergjigja pohuese eshte tallje me veten! Pergjigja negative eshte para syve te te gjithe publikut. Eshte e qarte se qeveria aktuale me vetedije po e deshton kete proces", - shprehet ai. Ai ka theksuar se dhe objektet e hapesirat e vendosura per kompensimin fizik jane te pamjaftueshme. "Ne kete 'ballo' postkomuniste, Shqiperia ka aktualisht mbi 8 institucione qe veprojne mbi te drejtat e pronesise ne varesi te ministrive te ndryshme. Sipas analizes qe ka bere vete Ministria e Drejtesise, keto institucione trajtojne ne menyre te fragmentarizuar ceshtjen e fitimit te pronesise dhe te regjistrimit te titujve te pronesise. Ne kete 'xhungel' agjencish shteterore ka funksionuar nje mafie e mirefillte tokash", - shprehet Majko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›