Tiranë, zjarr në bodrumin e një ndërtese, digjen dy automjete

Një shkëndijë elektrike ka shkrumbuar bodrumin e nje ndërtese 4 kateshe në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes si pasojë e këputjes së njëteli elektrik në këtë zonë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrëfikese, të cilët kanë bërë të mundur fikjen e flakëve. Raportohet se nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar plotësisht dy automjete.