E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Tryeza e Topit, rast mire per te lene bojkotin

Nuk munguan menjehere pas perfundimit te tryezes se djeshme politike mes Berishes dhe Rames, edhe qendrimet e paleve per te. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, u shpreh dje se kriza politike ne vend nuk eshte reale, por eshte nje krize qe i perket vetem kreut socialsit, Edi Rama. "Tryeza politike e zhvilluar tek Presidenti Bamir Topi, eshte nje rast i mire, Edi Rama te hyje ne Kuvend dhe t'i jape fund bojkotit", u shpreh Tafaj. Sipas tij, do te ishte shume mire per vendin qe synimi shkaktuar kriza te stisura dhe qe pengojne integrimin e Shqiperise, te marrin fund. Ministri i Arsimit, argumentoi se gjera te tilla mund te marrin fund, vetem nese opozita i jep fund bojkotit dhe hyn ne Kuvend. Tafaj tha se Kryeministri Sali Berisha e ka bere tashme publik qendrimin e tij dhe te maxhorances se eshte i hapur dhe i gatshem per bisedime, por keto te zhvillohen brenda hapesirave qe lejon ligji themeltar i shtetit, Kushtetuta. Duke ritheksuar keshtu edhe njehere faktin se qendrimi i maxhorances per sa i perket hapjes se kutive te votimit eshte i pa ndryshueshem, qe ato nuk mund te hapen dhe te mos dilet mbi vendimin e dhene nga pushteti gjyqesor

Reagimi
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, tha dje se Edi Rama, duhet ti jape fund bojkotit ndaj Kuvendit dhe te lejoje deputetet socialiste qe te rikthehen ne aktivitetin e tyre parlamentar, per te cilin u zgjodhen ne 28 Qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›