E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi jep garanci: Tryeza e dialogut do te vazhdoje

Rozeta Rapushi
Presidentit Bamir Topi, i mbetet "topi" ne porte, per te vijuar negociatat dhe te beje ekspertizen me te gjitha palet per gjetjen e nje zgjidhjeje te krizes politike ne vend. Njeheresh ai nenvizoi se "duhet te jemi koshiente qe i gjithe "background"-i i ketyre marredhenieve, ne nje kontekst te caktuar, patjeter qe nuk bene qe biseda apo dialogu, te dale ne perfundime ekstremisht pozitive". Optimist pas tre ore diskutimesh te gjata ne Presidence, kreu i shtetit Topi, u shpreh pas takimit se tryeza po rikthen dialogun mes dy kampeve te medha politike, pozites dhe opozites. "Ne rame dakord qe Presidenti te vazhdoje, te eksploroje, ndoshta po shkojme ne terma jo shume shqiptare, por te kerkoje konvergjencen, pikat ku palet mund te gjejne gjuhen, mund te bashkepunojne dhe sigurisht kjo jep shprese qe kjo tryeze, se bashku me elemente te tjere qe kane te bejne jo thjesht vetem me faktoret politike, por edhe ekspertize, gjithmone mbi bazen e vullnetit politik te shprehur, te vazhdoje dhe te jape garanci qe demokracia ne Shqiperi do te jete funksionale, do te jete efikase ne funksion te interesave me madhore te popullit shqiptar", u shpreh Presidenti Topi. Duke theksuar fort se takimi i djeshem do te vijoje ne diskutime te tjera ne vazhdimesi, sepse eshte pjese e shtyllave te demokracise, ushqen, ben debatin politik dhe mediatik dhe ushqen sugjerimin me informacionin e duhur. Ai u shpreh i bindur qe palet te gjejne zgjidhjet e duhura ne funksion te te gjitheve. Keshtu, gjate javes se ardhshme, kontaktet mes Presidentit Bamir Topi dhe faktoreve politike, por edhe nderkombetare, eksperteve te pavarur, do te vijojne ne kuader te gjetjes se te "mesmes se arte" qe do te nxirrte vendin nga kriza politike. Pa komentuar me tej se cilat do te jene detajet dhe mundesite per te dale nga kjo krize, kreu i shtetit gjeti vendin te falenderoje si Kryeministrin dhe Kryetarin e opozites per respektimin e thirrjes per te ardhur ne tryeze ne vijim dhe ne respekt te rezolutes se fundit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Nga ana tjeter Presidenti vleresoi edhe rolin e partnereve nderkombetare, te institucioneve ku Shqiperia ben pjese, ne menyre te vecante Keshillin e Evropes, perfaqesuesit e vendeve te Bashkimit Evropian ne Tirane, te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, te gjithe ata qe kontribuuan qe te realizohej tryeza politike e dites se djeshme. "Une besoj qe momenti me pozitiv i tryezes, eshte predispozicioni per t'u ulur, rifillimi i dialogut politik midis dy elementeve substanciale te demokracise, mes mazhorances dhe opozites, e cila ka ditur ne vitet e pluralizmit shqiptar te bashkepunoje, ka ditur te kaloje traumat e bashkepunimit dhe jam i bindur qe takimi, i cili angazhoi ne me shume se tre ore, ne bisedime te hapura, ne bisedime pa komplekse te aktoreve kryesore te politikes shqiptare, te cilet diskutuan per opsionet e tyre dhe natyrisht dhane nje element shume te rendesishem, qe tryeza e dialogut do te vazhdoje", theksoi Presidenti.
Tryeza, si u pergatit dhe u zhvillua dialogu
Ndonese me disa minuta vonese, kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i opozites, Edi Rama, u paraqiten dje ne Presidence, per te thyer mungesen e gjate te dialogut dhe zbutur disi akuzat e ndersjellta, qe jo pak here kane qene shume te ashpra. Pas shume kohesh, qe nga miratimi i ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor dhe ne Kushtetuten e vendit, Kreu i qeverise Berisha dhe ai i opozites, Rama u gjenden serish perballe njeri-tjetrit, ndonese rezultati i ketij takimi nuk mund te thuhet se ishte aq pozitiv. Per sa kohe qe nuk ka nje rezultat konkret se si mund te dilet nga kriza politike. Por te pakten optimizmi mund te gjendet tek shprehjet e te gjitha paleve se diskutimet mes tyre do te vijojne. Takimi mes dy lidereve Berisha-Rama, qe ne kete takim ishin te shoqeruar nga kryetari i grupit demokrat, Astrit Patozi dhe socialisti Gramoz Ruci, zgjati plot tre ore. Mendohej se nje tryeze e tille do te ishte me e shkurter, duke qene se diten e djeshme do te parashtroheshin qendrimet mes paleve. Madje ne nje moment, rreth ores 13:15 minuta, makinat e ty lidereve te parkuara ne oborrin e Presidences, u bene gati per te levizur, por mesa duket dy lideret jane menduar edhe njehere dhe ju rikthyen diskutimeve ne tryeze, duke vijuar takimin deri ne oren 14:00, kur makinat u rindezen serish dhe kete here, si kryeministri Sali Berisha ashtu edhe kryetari i PS-se, Edi Rama lane institucionin e kreut te shtetit. Ashtu si dhe dy lideret politike, edhe Presidenti Bamir Topi, nuk ishte vetem ne kete tryeze, por shoqerohej nga dy keshilltaret e tij, ai juridik dhe ai diplomatik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›