E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Presidenti i ardhshem do te jete nje drejtues i PD-se

Kryeministri shmang Nanon Ai eshte kandidature e se majtes

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ngushtoi dje rrethin e figurave qe perfliten per President te Republikes pas perfundimit te mandatit nga Bamir Topi. Kreu i ardhshem i shtetit per Kryeministrin Berisha do te dale nga drejtuesit e larte te Partise Demokratike konkretisht do te jete nje figure krejtesisht politike dhe nuk do te mbaje me emrin e Topit. Deklaratat qe kreu i qeverise beri ne emisionin Opinion shtojne edhe me shume treguesit se Kryetarja aktuale e Kuvendit Jozefina Topalli sipas te gjitha gjasave do te jete kandidatja e mazhorances per postin me te larte te shtetit. Por Berisha iu shmang emrave konkrete duke theksuar se te gjithe drejtuesit e PD-se ishin te denje per ate post sepse asnje emer nuk do te behej publik deri ne mbarimin e mandatit te Presidentit Bamir Topi. PD do te kete kandidatin e saj per President dhe do ta zgjedhe sipas neneve te Kushtetutes. PD ka te drejte te kandidoje cdo drejtues te saj per President ka nje numer te madh personalitetesh per ate post theksoi Berisha duke shtruar se ne rast se opozita nuk do te pranonte ta votonte figuren e zgjedhur atehere Presidenti do te zgjidhej me votat ndihme te Levizjes Socialiste per Integrim. Ne kete menyre kreu i qeverise riperseriti ne menyre te qarte se PD nuk do te kandidonte Fatos Nanon per President dhe se kjo zgjedhje mund ti takonte vetem Partise Socialiste. Berisha theksoi se ai i kishte te ndara ceshtjet me Bamir Topin dhe nuk mund ta kandidonte per nje mandat te dyte. Pavaresisht kesaj kreu i qeverise nuk nguroi te akuzonte ashper Topin per tradhti dhe fyerje ndaj karriges se tij te Presidentit nisur nga deklaratat e fundit qe kreu i shtetit ka hedhur per krijimin e nje partie politike. Perpjekjet e tij per te krijuar nje parti si kundershtar me ndihmojne shume. Por dinjiteti moral qe ai po perdor ne kete rast eshte i shemtuar. Ne nje Republike Parlamentare Presidenti nuk mund te flase per nje parti politike sepse kjo eshte nje fyerje per pozicionin dhe dinjitetin e karriges se tij theksoi Berisha. Sipas Kryeministrit ne rast se Topi kerkonte te hakmerrej ndaj mazhorances per moskandidimin e tij edhe per nje mandat tjeter atehere ai duhet te jepte doreheqjen nga posti i Presidentit dhe te merrej lirisht me partine e tij. Kreu i qeverise foli dje edhe per ish-deputetin e tij Bujar Leksaj si kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit duke lene te kuptohej se mazhoranca nuk e pati te lehte kete zgjedhje por e beri vetem per te mos krijuar nje krize institucionale. Po keshtu Berisha la te kuptohej se fakti se Leskaj ishte pedagog ne Universitetin e Ekonomise i dha mazhorances nje shtyse me teper per ta pranuar ndonese si ne rastin e Sali Shehut Presidenti Topi nuk ishte konsultuar paraprakisht me mazhorancen. Ky sfond mbi te cilin Berisha theksoi se eshte vendosur zgjedhja e Leskajt sipas Berishes nuk do te demtoje tre deputetet demokrate te cilet abstenuan per zgjedhjen e kreut te ri te KLSH-se. Por teper kritik kreu i qeverise u shpreh per kandidaturen e perzgjedhur nga opozita per Avokat te Popullit Igli Totozani. Ky ishte procesi me i vecante ne 20 vjet. Rama e perdori procesin ai e fabrikoi kete kandidature nga zyrat e PS-se. Procesi duhet te ishte bere ne Parlament u be ne bunkerin e PS theksoi Berisha duke theksuar se ai ishte nje avokat i grupeve te interesit qe sponsorizonin Ramen. Por Berisha theksoi edhe nje here se ai do ta votonte kete kandidature dhe se fjala e dhene do te mbahej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›