E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Procesi i perzgjedhjes ishte transparent

Ambasadori

Perfundimi i procesit perzgjedhes per Avokatin e Popullit nga ana e Partise Socialiste eshte pershendetur edhe nga shefi i Delegacionit te Bashkimit Europian ne Tirane Ettore Sequi. Permes nje deklarate per shtyp ai ka vleresuar procesin e organizuar nga selia roze te cilin e ka konsideruar inkurajues. Deshiroj te pershendes procesin e zgjedhur i cili ishte publik dhe transparent si dhe punen me perkushtim te komisionit perzgjedhes ne zgjedhjen e bere nga nje numer kandidatesh. Ky eshte nje zhvillim inkurajues drejt emerimit ne nje post shteteror te mbetur vakant prej kohesh i cili ze nje vend qendror ne mbrojtjen e te drejtave te qytetareve shqiptare dhe per adresimin e nje prej dymbedhjete prioriteteve te Opinionit te Komisionit Europian per aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Europian shprehet Sequi. Me te njejtin sens vleresimi eshte shprehur ai edhe sa i perket mirekuptimit te shumices per institucionin e Avokatit te Popullit i mbetur si e drejte propozimi per opoziten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›