E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime në PS, Seseri lë mandatin, përjashtohet Islami

Valë ndryshimesh në Partinë Socialite. Deputetja Rudina Seseri dërgon letër për të lënë mandatin ndërsa Kastriot Islami përjashtohet nga Partia Socialiste .
 

Deputetja e selisë rozë në Durrës Rudina Seseri ka zgjedhur ti dërgojë një letër kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe një letër kreut të socialistëve Edi Rama, për arsyet që sipas saj çuan në këtë dorëheqje. Në letrën e shkruar për kryetaren e parlamentit, Seseri thotë se nuk mundet të vazhdojë më këtë detyrë për shkak të arsyeve personale dhe angazhimeve të tjera profesionale që do të nis.
 

Ndërsa në letrën e dërguar kreut të majtëve Edi Rama, Seseri shpreh falenderimet për mbështjetjen e dhënë si deputete. Në anën tjetër Seseri është treguar e gatshme për të mbështetur në vazhdimësi Partinë Socialiste.
Ndër të tjera, në letrën e saj, Seseri i shpreh falenderime elektoratit për votëbesimin. Në këtë mënyrë, Rudina Seseri ka vendosur ti japë fund mandatit të deputetes, të fituar në qershor 2009. Rudina Seseri lë mandatin dhe në vend të saj në Kuvend hyn një tjetër emër i njohur për Partinë Socialiste, Edison Konomi.
 

Ndërsa Kastriot Islami është përjashtuar nga strukturat e Partisë Socialiste. Vendimi është marrë nga Kryesia e PS-së, e cila do t`i propozojë grupit parlamentar përjashtimin e Islamit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›