E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totozani fiton garen e Avokatit te Popullit Pres votimin nga Kuvendi

Vendimi Profili i kandidatit qe u perzgjodh nga selia roze. Ambasadoret vleresojne procesin

Igli Totozani eshte kandidati i perzgjedhur nga Partia Socialiste per detyren e Avokatit te Popullit. Pas gati nje muaji procesi aplikimi perzgjedhjeje dhe prezantimi te hapur te platformave dhe CV-ve perkatese Komisioni i Perkohshem i ngritur nga Grupi Parlamentar i PS-se ka shpallur dje fituesin qe me tej do te kaloje per miratim final ne Grup por edhe ne Kryesine e partise.

Ishte nje gare e hapur ku moren pjese kandidate shume te mire. Nje gare qe une e vleresoj dhe falenderoj Partine Socialiste qe e organizoi. Fitova une dhe falenderoj per vleresimin. Gjithsesi nuk dua te shtoj me ne komentet e mia sepse jam ende nje kandidat pasi nuk jam votuar ende nga Parlamenti tha per Shqip Totozani. I lindur ne Tirane me 18 shkurt 1973 kandidati fitues eshte jurist ne profesion. Totozani ka studiuar per gjashte vjet ne Universitetin e Gjeneves ne Zvicer ku dhe ka mbrojtur dy here titullin master respektivisht ne studime europiane dhe shkenca politike. Me tej ai ka nje veprimtari studimore ne kuader te titullit Doktor ne Drejtesi ne Universitetin Robert Schuman ne Strasburg ne France. Ai eshte fitues ne vitin 2001 i cmimit Jean Louis de Claparede nga Universiteti i Gjeneves. Lektor i se Drejtes Publike ne disa universitete te vendit prej shume vitesh Totozani eshte njekohesisht autor i nje numri artikujsh raportesh dhe kerkimesh ne revista dhe te perditshme shqiptare dhe te huaja me nje aktivitet te njohur edhe ne publicistike. Mbi kete karakteristike profesionale dhe publike eshte ngritur edhe vleresimi i komisionit te posacem te PS-se i cili ka shpallur fitues Totozanin duke dhene nje arsyetim te vendimit te vet ne faqen perkatese te hapur per kete problem. Nderkohe vete drejtuesja e komisionit Eglantina Gjermeni eshte shprehur entuziaste per proceduren duke nenvizuar me kete rast se transparenca e ndjekur ne kete rast vjen ne perputhje me angazhimin programor per nje administrate te standardeve europiane. U investuam ne kete proces per ti ofruar Grupit Parlamentar Socialist dhe pastaj Kuvendit te Shqiperise nje kandidature te pakontestueshme moralisht profesionalisht dhe politikisht. Me qellimin qe sikunder u angazhuam qe ne fillim nga ky proces te dale nje Avokat i Popullit jo nje avokat i politikes apo i partise tha ajo. Nderkohe gjykime pozitive ka dhene edhe nga nje prej pjesemarresve ne gare Besnik Dervishi. Fale pjesemarrjes ne kete konkurrim per here te pare pas disa vitesh kam ndjere solidaritetin dhe vleresimin e nje numri te pafund socialistesh e dashamiresish gje qe me ka bere te ndihem mire si asnjehere tjeter ne jeten time. Ju bashkova ketij konkurrimi me kuraje per te dhene shembullin dhe per te krijuar nje model jo vetem per institucionet e shtetit por edhe brenda forcave politike. Dhe eshte nje precedent qe duhet mbeshtetur tha ai. Ne finale edhe prezenca e OSBE-se nuk ka munguar te vleresoje procesin e hapur nga selia roze teksa ambasadori Eugen Wolfarth eshte shprehur se i pershendes hapat qe jane hedhur kohet e fundit si dhe pergatitjet e PS-se per te propozuar nje kandidat per postin e Avokatit te Popullit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›