E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, menyrat e reja te perfitimit

Te gjithe ata persona, qe do te perfshihen ne skemen e re te pensioneve ne vendin tone, mund te perfitojne ne disa menyra prej saj. Perfaqesuesja e Bankes Boterore, Camille Nuemah, sqaroi dje per mediat menyrat e funksionimit te sistemit shume shtyllash qe pritet te gjeje aplikim dhe ne vendin tone. Sipas saj, skemat e reja do t'i japin mundesi zgjedhjeje personave qe pritet te perfshihen ne kete sistem, ne menyre qe te perfitojne sa me teper gjate periudhes qe ata do te marrin pension. Ne kete kuader, Nuemah deklaroi se "eksperienca nga vende te tjera, te cilat kane modernizuar dhe pershtatur me sukses programet e tyre te pensioneve, ku ekonomia e tregut po mekembet, kane treguar se eshte shume e rendesishme arritja e nje konsensusi te gjere per te kryer kete proces". Sipas saj, kjo eshte vecanerisht e vertete, pasi percaktohet drejtimi i reformes dhe fillon procesi gradual i pershtatjes se sistemit te pensioneve.
Sistemet e reja
Sistemi i quajtur shume shtyllash, i cili do te aplikohet edhe ne vendin tone eshte i perbere prej kater shtyllash. Duke sqaruar te gjithe kete sistem, Nuemah theksoi se "shtylla zero eshte per te moshuarit, pavaresisht nese ata kontribuojne apo jo. Ne disa vende kjo shtylle aplikohet vetem per te moshuarit e varfer dhe ne disa te tjera per te gjithe te moshuarit mbi nje moshe te caktuar". Qellimi i kesaj kolone eshte te ofroje nje nivel te ardhurash baze per te gjithe te moshuarit. Ndersa, shtylla e pare eshte sistemi i pensioneve me kontribut qe aktualisht ekziston ne Shqiperi. Ky eshte nje sistem publik i bazuar ne solidaritet, por ku pensioni varet nga vitet dhe niveli i kontributit. Duke sqaruar kete shtylle, perfaqesuesja e BB-se, theksoi se "shtylla e dyte ka hyre ne disa vende si nje sistem kursimesh, ku punonjesve dhe punedhenesve u kerkohet te vendosin nje perqindje te pages ne llogari te specializuara kursimesh, te cilat pastaj investohen". Pasi del ne pension, punonjesi perfiton kontributin dhe interesat e krijuara nga ky sistem. Kjo shtylle mund te menaxhohet ne menyre publike apo private dhe nuk mbeshtetet ne sistemin e solidaritetit. Se fundi, shtylla e trete eshte e ngjashme me shtyllen e dyte, por punonjesit dhe punedhenesit mund te bejne vullnetarisht kontribute shtese, ne menyre qe te rrisin nivelin e pensionit te tyre te ardhshem.
Pensionet
Sistemi aktual i pensioneve ne Shqiperi fokusohet kryesisht ne reduktimin e varferise dhe ka nje strukture te ngjeshur te perfitimeve te pensionit ne krahasim me gamen e
gjere te kontributeve te paguara ne sistem. Duke sqaruar kete sistem, Camille Nuemah, thekson se "si rezultat eshte e nevojshme te forcohen incentivat per pjesemarrje ne nje sistem te tille solidariteti. Nderkohe, ajo ka theksuar se eshte nje problem me vete qe shume njerez gjejne menyra per te kontribuar vetem mbi bazen e pages minimale pavaresisht te ardhurave te tyre me te larta. Duke i bere nje analize sistemit aktual te pensioneve ne Shqiperi, perfaqesuesja e BB-se shpjegon se ai eshte shume kompleks, me shume privilegje te ndryshme speciale dhe per kete arsye eshte i veshtire per t'u administruar. Si pasoje, administrimi i veshtire e ben ate vecanerisht te lehte per abuzime. "Si perfundim, sistemi aktual kerkon nivele kontributesh me te larta se shume vende te Evropes perendimore dhe vende me te cilat Shqiperia konkurron ne tregun e punes", vazhdon Nuemah.
Rreziku
Perfaqesuesja e Bankes Boterore ne Shqiperi nuk konstaton asnje rrezik qe mund t'i kanoset sistemit te pensioneve ne vendin tone. "Aktualisht nuk ka ndonje rrezik per sistemin e pensioneve, me perjashtim, ndoshta te abuzimeve dhe evazionit", thekson ajo. Pikerisht per t'i paraprire ketyre situatave, ndermerret nje reforme e mire pensionesh. "Sic e thame, ne Shqiperi sistemi duhet te forcohet per t'u siguruar qe do te kete volum te mjaftueshem kontribuesish ne periudhen afatmesme dhe afatgjate per te mbuluar nevojat e popullsise qe plaket", perfundon Nuemah. Gjithsesi, sipas saj, cdo perpjekje per te forcuar sistemin duhet te jete e qendrueshme nga pikepamja fiskale dhe financiare, por pa dekurajuar rritjen ne sektorin e punesimit dhe pa pakesuar aftesite e Shqiperise ne tregun e punes. Tashme pritet qe reforma e re e sapo prezantuar te shtrohet ne tryezat e diskutimeve per te vendosur me pas detajet e tjera ne menyre qe te filloje sa me shpejt zbatimi.

Tri kolonat
Kolona e pare, eshte ajo e cila kryesisht garanton mbrojtjen e te moshuarve nga varferia. Kjo kolone eshte e detyrueshme dhe nen administrim teresisht shteteror dhe eshte pjese e funksionit rishperndares te shtetit, pra eshte modeli qe aplikohet ne Shqiperi.
Kolona e dyte, e cila mundeson zgjedhjen individuale per nje shperndarje per gjithe jeten te konsumit te tij. Kjo kolone mund te jete private ose publike dhe bazohet mbi kapitalizmin apo rishperndarjen, por duhet te jete qartazi e ndare nga kolona e pare.
Kolona e trete, e cila eshte teresisht private dhe bazohet mbi kapitalizmin fakultativ sipas zgjedhjeve te individeve. Kjo do te thote se te gjithe ata persona, qe deshirojne te perfitojne pensione me te larta se normalja, mund te behen pjese e ketyre skemave.

Konsensusi, thelbi i reformes
Arritja e konsensusit mes paleve eshte edhe thelbi i fillimit te reformes ne sistemin e pensioneve ne Shqiperi. Banka Boterore vlereson seminarin e organizuar dy dite me pare dhe thekson se eshte shenuar hapja e nje dialogu te gjere politikash me partneret sociale, perfshire partite ne opozite. Sipas saj, eksperienca nga vende te tjera, te cilat kane modernizuar dhe pershtatur me sukses programet e tyre te pensioneve, ku ekonomia e tregut po mekembet, kane treguar se eshte shume e rendesishme arritja e nje konsensusi te gjere per te kryer kete proces. Kjo eshte vecanerisht e vertete, pasi percaktohet drejtimi i reformes dhe fillon procesi gradual i pershtatjes se sistemit te pensioneve. Por, se sa shpejt do te arrihet konsensusi mbi drejtimin dhe hapat e reformes kjo varet nga opinionet e aktoreve te ndryshem dhe axhenda politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›