Majko Po rikthehet Berisha i 1996-s

Priten veprime kunder deputeteve dhe biznesmeneve qe financojne PS-ne. Qellimi Zbehja e financimeve te PS-se ne prag te zgjedhjeve lokale
TIRAN - Deputete te tjere apo biznesmene mbeshtetes te se majtes mund te jene nen shenjester per veprime te ardhshme te tipit Kadriovski. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar socialist deputeti Brace u ka komunikuar deputeteve lajmin mbi CD-ne qe kishte marre permes postes.
Burime nga mbledhja e grupit parlamentar Socialist bejne te ditur per gazeten Shekulli se nenkryetari i grupit eshte shprehur se ka te dhena qe te tjere deputete te opozites do te sulmohen ditet e ardhshme per shkak te angazhimeve te tyre.
Duke u shprehur i rezervuar se nga vinin keto te dhena deputeti i Qarkut te Beratit konfirmoi se deputete te cilet kane qene aktive ne jeten politike dhe kane akuzuar per korrupsione dhe ceshtje te tjera delikate jane shenjestruar per tu goditur.
Nderkohe burimet pohuan se ne listen e personave qe do te vihen ne shenjester te njerezve te krimit jane edhe disa biznesmene qe njihen si mbeshtetes dhe financues te PS-se. Synimi eshte qe biznesmenet te ndalojne mbeshtetjen ndaj PS ne prag te zgjedhjeve vendore te 8 majit 2011.
Te dhenat e publikuara ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist kane shfaqur dhe reagime te ashpra te cilat akuzojne kryeministrin Berisha per nje sulm ndaj te zgjedhurve socialist vetem pak muaj perpara zgjedhjeve vendore.
Anetari i Kryesise se Partise Socialiste njeheresh deputet i Qarkut te Korces Pandeli Majko shprehu mendimin se sulmi qe i eshte bere deputeti Brace nuk eshte thjesht nje rast i vecuar pasi te tjera sulme mund te vijne ne te ardhmen ndaj cdo deputeti te grupit parlamentar Socialist. Per zyrtarin e larte socialist kjo tregon se Berisha eshte ne krize dhe kjo krize mund te krahasohet me ate te vitit 1996.
Pjese e ketij diskutimi ka qene dhe deputetja e Qarkut te Gjirokastres Arta Dade e cila ka kerkuar reagim me te ashper ne Parlament.
Rama i pranishem ne mbledhjen e grupit eshte shprehur se te gjitha keto qe po ndodhin kane per qellim te dobesojne socialistet ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Pergjate mbledhjes qe zgjati per me shume se 60 minuta eshte vendosur qe te reagohet ashper ne seancen e sotme plenare lidhur me kercenimet ne adrese te opozites shqiptare.