E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mund te ndryshosh kompani pa nderruar numrin e celularit

Firmoset marreveshja. Kush eshte i pakenaqur nga sherbimi i telefonise nderron kompanine duke ruajtur numri


TIRAN- Shqiptaret do te mund te marrin me ne fund sherbimin per nderrimin e kompanise celulare pa ndryshuar numrin. Ky sherbim quhet ndryshe portabiliteti i numrit i cili iu lejon abonenteve te kompanive celulare qe te nderrojne ofruesin e sherbimit nese nuk jane te kenaqur me tarifat qe aplikohen nga operatori aktual.


Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare firmosi dje marreveshjen me nje kompani private e cila do te ofroje edhe mbeshtetjen teknike per mundesimin e ketij sherbimi.


Ligjerisht ky sherbim duhet te kishte filluar se funksionuari qe ne qershor te vitit te kaluar por problemet ne funksionimin e Agjencise se Komunikimeve Elektronike dhe Postare ben qe ajo te pritet te behet realitet vetem ne pranveren e vitit 2011. Mos mbledhja e Keshillit Drejtues te Bordit te te AKEP-it i cili do te mund te miratonte vijimin e procedurave i ka kushtuar abonenteve 2 vjet pritje dhe mos ulje te metejshme te tarifave te sherbimit.


Ndryshe nga me pare kur numri ishte ne pronesi te shtetit ku ky i fundit ia shiste kompanive celulare dhe keto abonenteve te tyre tashme ai konsiderohet vetem prone e konsumatorit dhe ai ka te gjitha te drejtat qe pa e nderruar ate te mund te marre sherbimin me te pershtatshem.


Mos ofrimi i ketij sherbimi eshte cilesuar edhe si nje shkelje e te drejtave te konsumatoreve pasi si cdo sherbim tjeter edhe komunikimi konsiderohet mall dhe si i tille bleresi gezon te drejten e zgjedhjes se tij pa kosto shtese.
Ofrimi i ketij sherbimi ben te nevojshme ngritjen e nje dispeceri i cili do te koordinonte punen ndermjet kater kompanive te telefonise celulare qe jane tashme ne treg.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›