Berisha: Eulex te hetoje mbi akuzat e Martit
23/12/2010 Qeveria shqiptare e hapur dhe bashkëpunuese për hetimet ndaj akuzave
Berisha: Raporti i Martit racizëm ndaj shqiptarëve
“Në rast se ka prova, ti dorëzojë pranë EULEX-it që të zbardhet e vërteta
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave Kryeministri Berisha u ndal gjerësisht në qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj pretendimeve të ngritura në raportin e anëtarit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës Dik Marti. Duke theksuar se qeveria shqiptare ka qenë tërësisht e hapur dhe ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e angazhuara për hetimin e krimeve të luftës dhe gjenocidit në ish-Jugosllavi, Berisha u shpreh se raporti i Dik Martit është kryekëput i pabazuar në fakte dhe të dhëna reale. Gjithashtu Berisha në fjalën e tij shtoi se raporti i Martit është kryekëput i bazuar në pretendimet e mëparshme të ish-prokurores së përgjithshme në Gjykatën e Hagës Karla del Ponte. “Lidhur me raportin e senatorit Dik Marti, anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, mund të them se është një raport i bazuar në pretendimet kryekëput të pafaktuara të ish-prokurores së përgjithshme të Zvicrës dhe më pas prokurore e Gjykatës së Hagës për varr masiv dhe krime të shëmtuara, si trafik organesh nga UÇK-ja, realizuar kjo, sipas këtyre pretendimeve, në territorin e Shqipërisë, në Burrel. Duhet theksuar se qeveria shqiptare ka qenë tërësisht e hapur dhe ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e angazhuara për hetimin e krimeve të luftës dhe gjenocidit në ish-Jugosllavi”, - u shpreh dje Berisha.
Ftesa për hetim
Për këtë kryeministri në emër të qeverisë shqiptare i bëri ftesë EULEX-it të ndërmarrë hetimin lidhur me pretendimet e raportit të senatorit Marti, raport i të cilit, sipas Berishës, nuk paraqet asnjë fakt të vetëm, duke garantuar se qeveria do të ofrojë të gjitha lehtësirat dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare. Nga ana tjetër, Kryeministri u shpreh se delegacioni shqiptar në KE do të nisë punën me një kërkesë të vetme dhe unike që Dik Marti tu dorëzojë provat, nëse ka të tilla, autoriteteve të EULEX-it, përndryshe ai ka bërë një abuzim shumë të rëndë me besimin e këtij institucioni, anëtar i të cilit është Shqipëria. “Shqipëria do të insistojë të ndërmarrë çdo nismë ligjore në Këshillin e Evropës që ky zotëri të dorëzojë pranë autoriteteve të EULEX-it, nëse është serioz dhe nuk ka ndër mend dhe ai të shkruajë ndonjë fiksion me këto që publikon, pra tu dorëzojë autoriteteve të gjitha provat dhe dëshmitarët”, – tha kreu i qeverisë. Gjithashtu ai kërkoi nga ministri i Drejtësisë që me anë të një letre të veçantë drejtuar kryetarit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ta garantojë atë se pavarësisht se mandati i Gjykatës është për krimet e luftës në Ish-Jugosllavi, në Shqipëri nuk do të kenë as edhe pengesën më të vogël për çdo lloj hetimi.
Avokat i serbëve
“Ky zotëri ka qenë një avokat i papërmbajtur i krimeve të shëmtuara mbi shqiptarët. Teza e tij kryesore në KE, të cilën e ka mbrojtur me fanatizëm, ka qenë se në Kosovë nuk ka ekzekutorë dhe viktima, se nuk mund të pranohet që serbët të jenë ekzekutorë dhe shqiptarët viktima. Ky ka qenë lajtmotivi i tij ndaj krimeve monstruoze të luftës. Se kush i shpërnguli 1 milion shqiptarë, se kush e mbushi Kosovën me varreza masive, se kush e mbushi Savën dhe Danubin me kufoma shqiptarësh, kjo për Dik Martin nuk kishte rëndësi. Ky zotëri në të gjitha rastet do të bënte avokatinë e verbër të Serbisë së madhe në raport me shqiptarët.”
Racizmi
Duke e konsideruar si një raport racist atë të Dik Martit ndaj shqiptarëve, Berisha tha: “Shqiptarët nuk duhet të habiten, sepse racizmi ndaj tyre nuk është zhdukur. Pas racizmit të egër ndaj çifutëve, dua të theksoj këtu se në memorien e historisë padrejtësitë dhe racizmat ndaj shqiptarëve kanë qenë një nga aktet më të turpshme. Këto i ka fryrë dhe nxitur ideja e serbomadhisë, por edhe komplekse idesh të tjera, të cilat bënë që trojet shqiptare të copëtohen në pesë shtete, pavarësisht se shqiptarët ishin kudo një mazhorancë në territoret e tyre dhe vazhdimësi etnike gjeografike. Nuk duhet të çuditeni kur ndonjë racist të dalë një ditë dhe të thotë se luftëtarët e UÇK-së kanë qenë edhe kanibalë. Madje, të thotë se ata kanë përdorur edhe të brendshme fëmijësh për byrek apo për supë.”
Hetimi
“Një tjetër sharlatan që bëhet i gjallë tani. Edhe ai duhet të hetohet. Le të sjellë të gjitha provat, sepse ka shumë dyshime se ai është larguar nga detyra vetëm për fshehje provash. Ai që akuzon të tjerët për fshehje provash, ka indice të sigurta se është larguar nga detyra për fshehje provash. Kjo çështje duhet hetuar. Këto kërkojnë hetim të plotë. Ai thotë shkuam në Bicaj, por atje ai ka shkuar me disa persona dhe jo me një. Madje, ka shkuar me GPS dhe aty ku ka rënë GPS kanë qenë banesa. Ai që shkon në Bicaj e sheh aty çdo gjë. Por aty ku ky zotëria kërkoi me GPS varrezën e përbashkët, aty gjeti banesa. Megjithatë, le të vij përsëri. Shqipëria nuk ka asgjë dhe në mënyrë kategorike kushdo që ka kryer krime lufte, kemi qenë dhe mbetemi të bindur e të vendosur, duhet të paraqitet para drejtësisë”, – u shpreh në mbledhjen e djeshme të qeverisë Kryeministri Berisha.
Pasojat
Në lidhje me akuzat e bëra publike nga ana e Dik Martit Berisha tha: “Këto nuk kanë dhe nuk mund të kenë ndikim në të gjitha proceset apo të shtyjnë integrimin, që të shtyjnë bashkëpunimin, që të shtyjnë negociatat, të cilat janë për tu zhvilluar dhe do të zhvillohen. Me këto do të merret drejtësia.” Gjithashtu ai shtoi: “Ndërkohë edhe një herë e mbyll fjalën duke i bërë thirrje EULEX-it që pavarësisht se e ka hetuar këtë çështje, duke i bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, që pavarësisht se e ka hetuar këtë çështje, por e sjellë përsëri në arenën në Këshillin e Europës, e sjellë në arenën mediatike ndërkombëtare, gjykoj se kjo meriton një rishqyrtim dhe transparencë të plotë. Pastaj secili merr përgjegjësinë e tij.”
Raporti i Martit
Basha, Shaqiri, Haxhinasto në Komisionin parlamentar të Sigurisë
Komisioni për Sigurinë në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillojë seanca pyetjesh në lidhje me deklaratat e Dik Martit për ekzistencën e qendrave të transplant të organeve në Veri të Shqipërisë. Mësohet se ministri Basha do të raportojë në Komisionin e Sigurisë në Kuvend në lidhje me raportin e Dik Martit dhe për deklaratat e bëra në lidhje me këtë çështje. Lulzim Basha ka punuar në pranverë të vitit 2003, së bashku me personelin e Tribunalit për Krime të Luftës në grumbullimin e të dhënave dhe fakteve në Shqipëri për dosjet me akuza kundër UÇK-së. Përveç Bashës në Komisionin e Sigurisë do të raportojnë edhe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Bahri Shaqiri dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto. Të gjithë këta krerë të lartë të shtetit do të merren në seanca të veçanta pyetjesh, me qëllim që më pas Komisioni të dalë me një qëndrim që mund ti përcillet Kuvendit në seancë për miratim. Ministri i Brendshëm ka thënë në një deklaratë se nuk ka shkelur kurrë në ndonjë shtëpi të verdhë, ndërsa ka pohuar se i vetmi rast kur është marrë me krimet e luftës në kohën kur punonte në UNMIK ka qenë dokumentimi i masakrës serbe mbi familjen e Adem Jasharit. Emri i ministrit të Brendshëm u përmend nga një ekspert i OKB-së në një gazetë zvicerane dhe një disa ditë më pas e tërhoqi deklaratën e tij në adresë të ministrit Basha, i cili në atë kohë ka punuar pranë UMNIK-ut për dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë.
Behxhet Pacolli
“Martin e njohim cili është, por reagimi duhet më profesional”
Behxhet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re, thotë se raporti i Dik Martit i ka shkaktuar një dëm të pariparueshëm Kosovës dhe se reagimi i Prishtinës ka qenë më shumë emocional sesa profesional. Dik Marti jeton vetëm 700 metra larg shtëpisë sime në Lugano dhe unë sapo kam ardhur këtu e kam parë se është një ambient krejtësisht tjetër këtu, kjo në raport me Kosovën. Shumë njerëz që unë i njoh e që jetojnë këtu, po na shikojnë disi me rezervë. Mund të them se ky raport ka shkaktuar një dëm jashtëzakonisht të madh. Dik Martin e njoh shumë mirë. E njoh që nga vitet 80. Ai në Zvicër më së paku njihet si një njëri kontraversial”, - thotë Pacolli. Më tej ai shton se reagimi i palës kosovare duhet të ishte më Professional. “Ka pasur reagime emocionale dhe jo profesionale. Dihet që sot askush nuk lidhet me emocionet e askujt. Unë them se është dashur të kishte një reagim profesional dhe unik dhe jo secili të flasë sipas tekave të veta. Dëmi është shkaktuar dhe ai është shumë i madh, sepse pala serbe këtë raport tashmë e ka përkthyer pothuaj në të gjitha gjuhët e mundshme dhe të njëjtin e ka shpërndarë në të gjitha vendet që akoma nuk e kanë njohur Kosovën. Ka munguar zëri i Prishtinës, ose ky zë nuk ka ardhur me intonacionin dhe intensitetin e duhur. Unë them se Kosova duhet ta bëjë një strategji dhe ti kundërvihet këtij raporti në mënyrë profesionale”, - është shprehur Pacolli.