E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 7 gratë ende në taracë, kërcënojnë me vetëvrasje

Vijon ende odiseja e 7 grave të cilat ndodhen në taracën e një pallati në ndërtim në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë. Pasi kanë refuzuar ofertën që të merrnin 12 përqind të banesave të ndërtuesit të pallatit Namik Pelivani, gratë e kanë kaluar natën në taracën e pallatit.
 

Ato kanë deklaruar se nuk do të zbresin prej andej derisa t`u jepet një zgjidhje problemit të tyre duke kërcënuar edhe me vetëflijim.
Gratë kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të bërë të mundur zgjidhjen e konfliktit mes tyre dhe pronarit të firmës e cila ka ndërtuar pallatin.
 

Ato theksojnë se ndërtuesi i pallatit ku kanë pasur shtëpitë e tyre, nuk u njeh kontratat e nënshkruara disa vite më parë. Sipas këtyre kontratave ndërtuesi do të kompensonte shtëpitë e prishura me apartamente dhe dyqane në pallatin që do të ndërtohej.
 

Ndërkohë që prej ditës së djeshme poshtë pallatit qëndrojnë edhe familjarët e tyre ndërsa situata po monitorohet nga forcat e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›