E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt borxhesh në Allias, plagoset me thikë një person

Një person ështën plagosur me thikë vetëm pak caste më parë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e "Alliasit", ku shtetasi Hysni Avdia është plagosur me thikë nga Besim Hyseni. Mësohet se shkak i plagosjes është bërë një konflikt për cështje borxhi parash ndërmjet dy personave. Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të krimit. Ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nga ana e uniformave blu vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›