E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët në Brazil pa viza dhe me ambasadë

Autori i Lajmit: red.
Kryeministri informoi mbi vendimin e Qeverisë për "hapjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil". Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ai veçoi vendimin për hapjen e ambasadës në Brazil, të cilin e konsideroi "një vend të madh dhe shumë të rëndësishëm". "Në takimin e shkurtër që zhvillova në Pekin me Presidentin e Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, e informova se Shqipëria shumë shpejt do të hapë ambasadën e saj në vendin e tij të madh", - tha Berisha. Pas heqjes së vizave me Brazilin, kryeministri Berisha vlerësoi se "hapja e ambasadës së Shqipërisë atje, do të jetë një hap tjetër që marrëdhëniet mes dy vendeve të njohin zhvillime të reja e të rëndësishme". Kreu i qeverisë nënvizoi se "Brazili është sot një vend demokratik, me rezultate dhe ngjitje të konsiderueshme, si dhe me peshë të madhe, jo vetëm në kontinentin amerikan, por më gjerë edhe në mbarë botën".
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›