E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: Shqipëria po kthehet në shtet monokratika

Ai bisedoi me të rinjtë socialistë në rivierën shqiptare në Jug të vendit.

“SHISH ishte institucioni i fundit, drejtuesi i te cilit nuk ishte ndryshuar nga viti 2005. Me dekretimin nga Presidenti i Republikës të ish-zëvendësit të Gazidedes, para viti 97, ne kemi një histori shtetërore, qe nga maja deri ne fund, është kthyer në një institucion monokratik, nen urdhrat e një njeriu. Ne themi qe kemi një Republike Parlamentare, kemi një President, kemi një Gjykate Kushtetuese, kemi Gjykate të Lartë, qe kemi institucione te pavarura, por ne terma konkrete, për fat të keq, edhe me veprimin e sotëm, ne duhet t'i themi vetes qe ky vend është nen urdhrat e një njeriu. Nen urdhrat e një njeriu, i cili, në fakt, nuk është duke bërë një gabim. Sepse, në disa raste, gabimi vjen nga padija, në disa raste gabimi vjen nga interesa te caktuara politike, por për rastin e kryeministrit aktual, kjo është një histori e përsëritur. Një histori e përsëritur nuk mund të jetë gabim”, tha Majko.

Ai shtoi se tashmë të gjitha krerët e institucioneve i emëron vetëm një njeri. “Ajo qe duhet të na shqetësojë më shumë është, orë po ç'janë këta qeveritarë që nuk kanë frikë? Sepse realisht, sot çjerrja më e madhe për këtë çështje është nga qeveritarët që thonë se s'kemi frikë, hajde na hetoni! Problemi është shumë i thjeshtë, sepse sot jetojmë në një vend ku gjykatësit, prokurorët, sot edhe kryetarin e SHISH-it, edhe Presidentin, para disa javësh, i emëron një parti”, shtoi Majko. /Start/

                                                                                             2012-08-11 15:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›