E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet në Filipine, arrin në 66 numri i të vdekurve

Në kryeqytet, situata vazhdon të përmirësohet gradualisht falë ndihmës së shpejtë që kanë ofruar autoritetet vendase, të cilat kanë strehuar nëpër shkollat e vendit rreth 440 mijë persona që kanë mbetur pa pastrehë.

Situata po vihet nën kontroll, por disa banorë vazhdojnë të jenë të alarmuar për shkak se të afërmit e tyre rezultojnë të humbur, për të cilët ende nuk dihet një numër i saktë.

“Në total, reshjet e shirave shkaktuan të paktën 130 të vdekur në të gjithë vendin që nga fundi i korrikut”, theksuan autoritetet filipinase./Start/

                                                                                             2012-08-11 14:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›