E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portieri ganez refuzoi kurdisjen në Botërorin 2006

Portieri Richard Kingson ka bërë të ditur se refuzoi një ofertë prej 300 mijë dollarësh për të kurdisur një ndeshje në paraqitjen e tij për Ganën në Kampionatin botëror 2006 ën Gjermani.

Kingson, 34 vjeç tha për Synagogue Church of All Nations në Nigeri se ishte kontaktuar para duelit me Republikën çeke në fazën e grupeve. Ai theksoi se tentimi ishte për të siguruar fitoren e kundërshtarit me rezultat 2-0 por ai refuzoi bashkëpunimin pasi gruaja e tij e këshillojë të mos e humbte dinjitetin.

“Jam hutuar nga mundësia e pasurimit për 300 mijë dollarë dhe atë nga vetëm një ndeshje. Në rast të fitores së Ganës do të fitoja rreth 3 mijë dollarë. Në Kampionatin botëror 2006 në Gjermani, ne kishim për tu takuar me Republikën çeke. Aso kohe ata ishin një prej skuadrave më të fuqishme në Evropë. Një ganez më njoftoi me disa njerëz të cilët kërkuan nga unë të kurdisi ndeshjen por ishte gruaja ime që më bindi të mos bashkëpunoj me ta”, deklaroi Kingson.

Golat nga Asmoah Gyan dhe Sulley Muntari udhëhoqën Ganën drejt fitores 2-0. Ata më pas u kualifikuan për në çerekfinale ku u mposhtën 3-0 nga Brazili.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›