E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gangnam Style” zbret në Tiranë

TIRANE - Këngëtari koreano-jugor PSY pritet të mbërrijë në Tiranë më 18 maj, i shoqëruar me balerinat që e shoqërojnë në videon e tij të famshme të këngës “Gangnam Style”.

Lajmi është bërë i ditur nga një klub nate në Tiranë, ku do të performojë këngëtari i suksesshëm.

PSY, ka nxjerrë së fundi një këngë të re, "Gentleman", e para pas suksesit kolosal të korrur me “Gangnam Style”, që me rreth 1.6 miliardë klikime është shndërruar në videon më të parë në historinë e YouTube-it.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›