Obama kërkon falje për djegien e Kuranit

Qytetarë afganë duke djegur flamurin e SHBA-së
Presidenti i SHBA-së Barak Obama i ka kërkuar falje popullit afgan për djegien Kuranit në bazën e SHBA-së nga trupat amerikane.
Në një letër drejtuar presidentit të Afganistanit Hamid Karzai, Obama shprehu keqardhje të thellë dhe tha se incidenti ishte një gabim i vërtet.
Demonstrata kundër përdhosjes kanë vazhduar për të tretën ditë në veri dhe lindje të Afganistanit. Dy ushtarët të huaj, që besohen se janë amerikanë janë vrarë bashkë me gjashtë qytetarë afganë.
Myslimanët e konsiderojnë Kuranin librin e shkruar me fjalët e Zotit dhe e trajtojnë çdo libër me nderim. Vitin e kaluara, të paktën 24 njerëz vdiqën në protesta në Afganistan pasi një pastor amerikan dogji Kuranin në Florida.