Rrëzohet nga ura, humbet në lumë 12-vjeçarja në Babrru
TIRANE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në periferi të Tiranës, ku një vajzë 12 vjeçe ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në lumë duke u marrë nga rrjedha e tij. Ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 16:15, në zonën e Bregut të Lumit, në lagjen “Shpati”, ku 12-vjeçarja M.Mekaj ka qenë duke luajtur me shoqet dhe shokët e saj në momentin që ka rënë aksidentalisht nga ura e improvizuar me dërrasa rreth 5 metra e lartë në urën e Babrroit. Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga disa banorë të zonës, nuk u bë e mundur që vajza të nxirrej nga lumi. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie dhe të RENEA-s, mbërritën në vendngjarje dhe nisën kërkimet por pa asnjë rezultat. Mësohet se kërkimet janë ndërprerë rreth orës 18:30, pasi errësira e bënte të pamundur vijimin e operacionit të kërkimit.
NGJARJA
Ka qenë ora rreth 16:00 kur 12- vjeçarja ka qenë duke luajtur me shoqet e saj, kur papritur ajo ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit të Tiranës. Dëshmitarë të ngjarjes janë përpjekur të japin ndihmën e parë, por përpjekja e tyre fatkeqësisht ka qenë e kotë, për shkak të rrjedhjes së fortë të lumit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie dhe forcat speciale RENEA kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur kërkimet për 12-vjeçaren, por ato ishin pa rezultat, pasi rrjedha e lumit ishte shumë e fuqishme dhe dyshohet se mund ta ketë marrë me vete vajzën. Ndërkohë, raportohet se kërkimet janë ndërprerë rreth orës 18:30 për shkak të errësirës, e cila e bënte të pamundur vijimin e kërkimeve. Ndërkohë, për televizionin NEWS 24, njëri prej dëshmitarëve që ka parë ngjarjen rrëfen se ka dëgjuar britmat e fëmijëve të thonin “ra, ra, ra në lumë” dhe që kërkonin ndihmë. Por pavarësisht se ai ka tentuar ta shpëtojë, ka qenë e pamundur pasi rrjedha e ka larguar trupin e të miturës menjëherë. Ndërkaq, nëna e 12- vjeçares rrëfen momentin e fundit kur e ka parë të bijën. “Erdhi nga shkolla, hëngri bukë dhe doli për të luajtur. Ku je tu ik,- i thashë. Më tha se jam tu ik afër. Erdhi vajza tjetër dhe më lajmëroi duke bërtitur me të madhe se motra ka rënë në lumë”,- rrëfen ajo e tronditur për fatin e vajzës së saj. Nga ana e saj, Policia e Tiranës së bashku me skuadrën e polumbarëve të repartit RENEA, pritet të rinisin kërkimet gjatë orëve të para të ditës së nesërme për të gjetur ndonjë gjurmë të 12- vjeçares.
(m.a/GSH/BalkanWeb)